
Ish-futbollisti dhe ish-trajneri i Tiranës, Sulejman Mema nuk i ka mbajtur dot emocionet në intervistët e dhënë për Supersport. Në momentin që moderatorja Vilma Masha e pyeti se çfarë roli kanë tifozët bardheblu në një derbi, Mema u shpreh i prekur: "Tifozët kanë një rol të madh. Ju jeni të rinj dhe ndoshta nuk e kuptoni...(ndërsa në këtë moment nuk i mban dot as lotët dhe pas një momenti pauze vazhdon përgjigjen). Shpresoj që tifozët bardheblu të jenë në derbi. Ndoshta deri në momentin e ndeshjes do reagojnë dhe do gjendet mirëkuptimi që ata të jenë pranë skuadrës. Tifozët i duhen Tiranës në momentin e vështirë, pra i duhen sidomos këtë herë.
Çfarë do presim nga ky derbi? Tirana është pak më e zbehtë. Do doja shumë që nesër (sot) të ishin tifozët në stadium. Ky është një derbi shprese për Tiranën", u shpreh Sulejman Mema për Supersport