Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Ish-presidenti i Gallatasarait e paditi në prokurori për mashtrim, reagon Sinan IDRIZI: Pala tjetër nuk ka përmbushur detyrimet financiare, nuk është vetëm kompani nafte

Shkruar nga NEWSPORT
Ish-presidenti i Gallatasarait e paditi në prokurori për mashtrim,

Ditën e sotme në mediat turke u fol se administratori i Flamurtarit, Sinan Idrizi kishte marrë para nga biznesmeni turk, Adnan Polat dhe nuk kishte mbajtur premtimin e tij për blerjen e një kompanie nafte. Ish-presidenti i Gallatasarait ka ngritur  edhe një padi penale në prokurorinë e Stambollit e tashmë kjo çështje do të zgjedhet nga drejtësia turke. Lidhur me këtë padi dhe këto deklarata ka reaguar edhe Sinan Idrizi, presidenti i Flamurtarit. Në një intervistë për “TVT”, ai zbulon se është në dije të kësaj padie, por mohon që kjo të jetë e vërtetë.

“Pala tjetër ka qënë e paaftë të përmbushë detyrimet e saj financiare dhe megithatë ne kemi qënë korrekt duke i ofruar kushtet tona të mirëkuptimit. Më kupton? E përsëris edhe njëherë që është situatë e pahijshme dhe zotërin Polat e kam mik të vjetër dhe para se të mbylleshin kufijtë kemi qenë bashkë në zyrën e tij, më ka kërkuar që të tërhiqet nga ky operacion, kena rënë dakort, ok, nuk ka mundësi financiare për të bërë operacionin, kaq.

Është një situatë që ai mund të ketë bërë padinë e tij, unë kam bërë padinë time, secili ka padinë e tyre, zotëria thotë gjëra tjera, unë i qëndroj çdo gjëjë që kam bërë në kontratë, është një kontratë që kam bërë, është kontratë biznesi, që do të përfundoi në Gjykatën Administrative dhe kaq. Është një kompani nafte, që nuk është kaq shifra, është disa herë më e lartë, është në naftë, në turizëm, në sektorin energjetikë”.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga