Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Ish-mesfushori kuqezi/ "Makthi" i Oliver Kahn, Bledar Kola ulet në stolin e Panathinaikosit

Shkruar nga NEWSPORT

Bledar Kola emërohet zv.trajner i Panathinaikos. Ish-mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë do të jetë ndihmësi i trajnerit Marinos Ouzounidis, i cili zëvendësoi në këtë detyrë italianin Stramaçioni.

Bledar Kola është aktivizuar në të kaluarën me skuadrën e Panathinaikos, ndërsa ai mbahet mend nga tifozët shqiptarë për golin e shënuar ndaj Gjermanisë në Eliminatoret e Kampionatit Botëror në vitin 2001.

Në portë për Gjermaninë ishte Oliver Kahn, i cili në kulmin e karrierës së tij u surprizua nga gjuajtja e Kolës nga distanca. Ndeshja përfundoi 2-1 për "panzerat", me golin e shënuar nga Miroslav Klose në minutën e fundit të kohës së rregullt, ndërsa në fillim kishte shënuar Sebastian Daisler.

[caption id="attachment_65323" align="alignnone" width="300"]Carsten Ramelow (L) of the German soccer squad challenges Albania's Bledar Kola during their World Cup qualifier in Leverkusen's Bayarena stadium, March 24, 2001. KP Karsten Ramelou, mbrojtesi i Gjermanise, ne dyluftim me Bledar Kolen, ne sfiden e luajtur ne stadiumin e Leverkusen, 24  Mars 2001.[/caption]

 

 

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga