
Shqipëria dhe Islanda do të ndeshen në “Air Albania” duke nisur nga ora 20:45. Takimi i fundit për kompeticionin e Nations League. Fitorja do të na siguronte vendin e dytë të renditjes. Në emisionin “Kuq e Zi” mbi takimin e sotëm ka folur ish lojtari i Kombëtares, Ervin Fakaj.
Prononcimi i Ervin Fakaj për emisionin “Kuq e Zi”:
“Kemi pasur ndeshje që kemi luajtur me lojtarë të cilët nuk kishin zhvilluar asnjë minut me ekipet e tyre. Futbolli është sakrificë dhe lojtarët duhet të sakrifikojnë për Kombëtaren kur vijnë këtu. Shiko që ke lojtarët më të mirë kroat ku luajnë me ekipet e tyre dhe kur vijnë në kombëtarë japin maksimumin e tyre, shiko gjermanët po të njëtën gjë. Këtu ka diçka që nuk shkon dhe kjo duhet shikuar”.
Poll