Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Ish-i i Besiktas pjesë e Vllaznisë, shkodranët zyrtarizojnë drejtorin e ri

Shkruar nga NEWSPORT
Ish-i i Besiktas pjesë e Vllaznisë, shkodranët zyrtarizojnë

Vllaznia ka zyrtarizuar ditën e sotme drejtorin e ri sportiv të “Akademisë Vllaznia”.  Ky rol në klub i është besuar Sead Halilagic, i cili në të kaluarën ka qenë pjesë e Besiktas.

Ka qenë vetë presidenti Alban Xhaferi që ka prezantuar Halilagic, i cili kërkon t’i japë një vëmendje dhe fokus të veçantë akademisë së kuqebluve. Eksperienca e madhe që ka Halilagic bën që të ketë optimizën në arritjen e objektivave që klubi ka.

“KF Vllaznia ka kënaqësinë të njoftojë se z. Sead Halilagiç do të jetë drejtori i ri i Akademisë Vllaznia. Ashtu siç kemi bërë të ditur edhe më përpara, Akademia ka hyrë në një fazë të re ristrukturimi dhe për këtë arsye, kemi zgjedhur edhe një drejtues të ri për të. Jemi shumë të bindur se z. Halilagiç me përvojën e tij të madhe, por edhe me profilin e lartë si drejtues edhe i Akademisë së klubit të njohur turk Beshiktash, do të sjellë risitë e duhura edhe tek Akademia jonë”, thuhet në postim.

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga