Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Ish administratori i Tiranës del kundër FSHF-së dhe Ligës: Shteti nuk ka detyrim për klubet, drejtuesit duan të përfitojnë ulje tek bizneset private

Shkruar nga NEWSPORT
Ish administratori i Tiranës del kundër FSHF-së dhe Ligës:

Klubet e Kategorisë Superiore nëpërmjet Ligës Profesioniste I kanë bërë kërkesë kryeministrit Rama për ti ndihmuar ekonomikisht pas krizës së krijuar nga Coronavirus. Një gjë e tillë duket e pamundur për t’u arritur duke parë se qeveria në këto ditë po mendon për shtresat në nevojë.

Në letrën e dërguar, kryetari I Ligës Profesioniste, Edvin Libohova arsyeton se presidentët e klubeve po hasin vështirësi tek shoqëritë dhe bizneset që kanë aksione dhe tashmë janë mbyllur për shkak të Coronavirus.

Por duke parë buxhetet e klubeve që variojnë nga 500 000 deri në 1 milion euro në sezon, duket e pamundur që shteti ti mbuloj shpenzimet. Ish administrator I Tiranës, Salih Tagani për ABC Neës ka thënë se shteti nuk ka detyrim ligjor për të ndihmuar klubet, sidomos me këto shifra. Ndër të tjera Tagani shton se drejtuesit e klubeve synojnë që të përfitojnë ulje në detyrimet tatimore tek bizneset e tyre private. Ndihma që mund tiu vijë klubeve është nga FIFA dhe UEFA.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga