Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Iordanescu: Kjo është ndeshja jonë

Shkruar nga NEWSPORT
Iordanescu: Kjo është ndeshja jonë

Një ditë para sfidës Rumani-Shqipëri, trajneri i rumunëve në një konferencë për shtyp është shprehur optimist, pasi sipas atij Rumania di ta kontrollojë më mirë lojën se shqiptarët, edhe pse progresi i përfaqësueses kuqezi është për t'u përgëzuar. Iordanescu ka deklaruar që nesër do të jetë një ndeshje e vështirë, por që rumunët dinë të reagojnë në ndeshje si e nesërmja.

"Jam i sigurt se Shqipëria do të japë maksimumin për të arritur fitoren e parë por edhe ne duam të bëjmë një ndeshje të mirë, por duhet të jemi konstantë për 90 minuta. Skuadra duhet të kontrollojë ndeshjen, me pak fjalë, duhet të bëjmë atë që dimë të bëjmë më mirë. Po kalojmë një moment delikat me tre lojtarë, por nuk mund të flas nëse do të jenë ose jo të gatshëm. Ne të gjithë dëshirojmë të luajmë më shumë se këto 90 minuta në europian, ky është objektivi jonë i vetëm".

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga