Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

INTERVISTA/ Situatë e "trazuar" te FLAMURTARI, Bicaj tregon objektivin: Teuta na 'çon' në Europë, ja fajtorët që larguan Shpëtim DURON

Shkruar nga NEWSPORT
INTERVISTA/ Situatë e "trazuar" te FLAMURTARI, Bicaj tregon

Dje, Shpëtim Duro u largua nga Flamurtari pas humbjes 2-0 të vlonjatëve kundër Skënderbeut. Trajneri kryeqytetas nuk mund ta "përtypte" eliminimin nga Kupa dhe në këtë mënyrë i dha fund aventurës 1-vjeçare në krye të pankinës kuqezi.

Gjendja në skuadër tashmë nuk është e qetë dhe këtë e tregon Ditmar Bicaj në një intervistë të shkurtërpër newsport.al.

- Ditmar, si është atmosfera në skuadër pas largimit të Duros? A ndiheni të tradhëtuar nga trajneri kryeqytetas apo ishte ai që u tradhëtua nga ju?

Atmosfera është jo e mirë për vetë faktin se jemi eleminuar nga Kupa. Edhe pse fituam 0-1 në Korçë, nuk kemi ditur të menaxhojmë ndeshjet e kthimit. Meritë ka edhe kundërshtari që ka shfrytëzuar në maksimum rastet e krijuara. Me profesor Duron kemi kaluar do të thoja një periudhë fantastike.

Por, këto dy muajt e fundit, dëmtimet, pezullimet, arbitrimet kanë bërë që skuadra të mos ketë rendimetin që kishim pjesën e parë të sezonit. Pastaj u krijua kjo situatë që ndodhemi sot. Profesor Duro është një trajner me të cilin ke kënaqësi të punosh dhe për mua personalisht mbetet më i miri. Përgjegjësia mbetet mbi futbollistët sepse ne jemi ata që shprehemi në fushën e lojës.

- Në çdo sezon e njëjta histori. A ka diçka përtej fushës së blertë?

Unë personalisht, këtë sezon që jam pjesë e Flamurtarit, do thoja që klubi funksionon. Nuk ka presione, përkundrazi skuadra ka qenë shumë e qetë dhe pas rezultateve negative, presidenti na ka qëndruar pranë duke na mbështetur.

E thashë edhe më lart, përgjegjësia bie mbi ne lojtarët, sepse ne ishim ata që e çuam Flamurtarin në vend të dytë duke bërë të gjithë opinionin sportiv të flasë pozitivisht për ne. Dhe jemi po ne që e sollëm në këtë pikë.

- Duke parë situatën që po kaloni, i trembeni "Zonës së Ftohtë"?

Jo, aspak nuk i trembem. Nuk do të harrojmë se jemi 5 pikë larg Europës dhe kemi mundësi të reagojmë që në ndeshjen e radhës kundër Teutës.

- Ku e sheh këtë Flamurtar në fund të sezonit?

Vështira ta parashikosh, megjithatë mund të them që po fituam këtë javë në shtëpi kundër Teutës, kemi mundësitë të shkojmë në Europë. /Newsport.al/

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga