Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

INTERVISTA/ "Problemet financiare dhe objektivi europian", rrëfehet lojtari i FLAMURTARIT: Ju tregoj si motivohemi në fushë, nuk është surprizë të mundim PARTIZANIN

Shkruar nga NEWSPORT
INTERVISTA/ "Problemet financiare dhe objektivi europian",

Emiliano Musta ishte protagonist në fitoren 2-0 të Flamurtarit kundër Skënderbeut. Mesfushori elbasanas arriti të shënonte golin e dytë, duke konfirmuar në këtë mënyrë formën e mirë që po kalon.

27-vjeçari ka dhënë një intervistë për newsport.al ku ka treguar përgatitjet për transfertën e kryeqytetit kundër Partizanit, si dhe atmosferën në skuadër me gjithë problemet financiare.

Europa duket se është objektivi i vlonjatëve dhe një gjë të tillë e konfirmon edhe vetë elbasanasi. Në fund tregon ekipin kampion të këtij edicioni, ku nuk përjashton garën e ashpër mes Teutës, Kukësit dhe Partizanit favorit.

- Emiliano, pas një goli dhe një superfitorje ndaj Skënderbeut iu pret një ndeshje e vështirë kundër Partizanit. Si e shihni transfertën e kryeqytetit?
Është e vërtetë që bëmë një fitore më se të merituar ndaj një kundërshtari të fortë siç është Skënderbeu. Jam mjaft i lumtur për golin, por edhe më shumë për fitoren. S'kemi kohë për të festuar pasi ndeshja e radhës është kundër Partizanit dhe është një sfidë mjaft e fortë. Besoj se do të jetë mjaft e bukur për t'u ndjekur.

- Partizani vjen pas humbjes në Laç, ndërsa ju pas fitores në shtëpi. Problemet jashtë fushe janë të shumta siç dihen tashmë publikisht. A beson se do të arrini dhe në Selman Stërmasi të surprizoni?
Në kampionatin tonë nuk ka favoritë aspak dhe nga njëra javë në tjetrën, ndryshojnë shumë situatat. Është pozitive që kemi arritur të fitojmë këtë javë që lamë pas, por besoj as fitorja jonë e as humbja e Partizanit nuk kanë vlerë për këtë përballje, pasi është një histori tjetër. Me gjithë respektin që kam për Partizanin, nuk është surprizë nëqoftëse ne fitojmë në këtë përballje pasi s'jemi ekip i vogël në emër apo histori. Hyjmë në fushë si të barbartë dhe kjo lloj ndeshje i ka të tre rezultatet brenda.

- Ngërçi me financat është një temë që vijon të jetë e hapur në klubin vlonjat. Si arrini të motivoheni ndeshje pas ndeshje?
Për sa i përket financave kemi marrë siguri të plotë nga presidenti që do të zgjidhen shumë shpejt, kështu që në fushën e lojës askush nuk mendon për pagat. Duam vetëm që të japim maksimumin.

- Keni treguar rritje në lojën tuaj, sidomos pas largimit të Bushiç dhe Alvesh. Çfarë ka ndodhur në ekip, pasi elementët e sipërmendur njihen për cilësitë e tyre...
Çdo lojtar në skuadër ka vlerat e tij, sigurisht që edhe Bushiç e Alvesh ishin një vlerë e shtuar e ekipit, por edhe pata ne kemi treguar që jemi shumë të fortë e kompetitivë.

- A ka pak dritë në fund të tunelit? A keni pasur një takim me presidentin Idrizi dhe çfarë iu ka premtuar?
Nuk ka errësirë te Flamurtari e si pasojë nuk ka pse të ketë as tunel. Jemi në një situatë pak problematike për momentin, po presidenti ka treguar gjithmonë që di t'i zgjidhë këto ngërçe, ndaj kemi besim të plotë te ai.

-  Ku e sheh këtë Flamurtar në fund të sezonit?
Shpresoj që nëse vazhdojmë me këtë lojëra të mira dhe të marrim e rezultate pozitive, do të jemi në zonën europiane.

- Sipas jush, cili është ekipi kampion i këtij edicioni futbollistik?
Partizani është favoriti kryesor duke parë edhe renditjen momentale, por që ka edhe shumë pikë në lojë. Besoj se do të një luftë treshe mes tyre, Teutës dhe Kukësit. /Newsport.al/

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga