Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

INTERVISTA/ Një ish-gjyqtar shpall kandidaturën për president të FSHF-së: Edhe DUKA ishte i panjohur kur fitoi, do të bëj që futbolli të luhet në çdo lagje

Shkruar nga NEWSPORT
INTERVISTA/ Një ish-gjyqtar shpall kandidaturën për president

Nesër, është vendosur të zhvillohet mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së, ku në rend të ditës do të bëhet përcaktimi i datës dhe vendit, të zhvillimit të punimeve të Asamblesë së Përgjithshme Zgjedhore, për këtë vit, si dhe rendin e ditës së punimeve të kësaj Asambleje, e cila këtë radhë, përpos pikave të tjera do të zgjedhë edhe forumet e reja drejtuese të futbollit shqiptar për 4 vitet e ardhshme.

Deri më tani janë folur se kandidatë të mundshëm për kreun e FSHF-së do të jenë, presidenti aktual, Armado Duka dhe politikani i njohur, Bashkim Fino, por ende nuk ka diçka zyrtare nga ana e dy personazheve në fjalë. Ndërkohë, emri i parë zyrtar për postin e kreut të FSHF-së në zgjedhjet e ardhshme është Shpëtim Hala, ish-gjyqtar dhe gazetar sportiv prej disa vitesh.

Në një intervistë ekskluzive për Newsport.al, Hala ka treguar arsyen se pse ka ndërmarrë këtë iniciativë, duke dhënë mendimin dhe për dy kadidatët e mundshëm, Armando Dukën dhe Bashkim Finon.

- Mund të na bëni një prezantim të vetes paraprakisht, kush është Shpëtim Hala?

Shpëtim Hala, lindur më 11.04.1979, Librazhd. 1998-2002 Gazetar "Tv Dardan", Elbasan. 2007-2013, arbitër në Itali. 2013-2014, drejtues i emisionit "Mirëmëngjes Elbasan", Tv Skampa. 2015-2017, gazetar i portalit "Elbasani Plus", dhe drejtues emisioni në "Radio Albania Fm". Baba i dy vajzave Iris dhe Klaura Hala.

- Deri me tani, ju jeni kandidati i parë që keni konfirmuar kandidimin tuaj zyrtarisht për kreun e FSHF-së, flitet që do të jetë serish Armando Duka dhe Bashkim Fino, por ende nuk ka një kandidim zyrtar ndryshe nga sa keni vendosur te bëni ju, pse kjo zgjedhje?

Ne media ka kohë qe përflitet si për presidentin Duka, ashtu edhe për deputetin Fino. Ndryshe nga dy të nderuarit, unë vendosa ta bëj publike kandidaturën time sepse mendoj që mund t'i jap një frymë të re futbollit në vendin tonë. Unë kam një eksperiencë modeste në futboll, por kujtoj se edhe z. Duka kur u zgjodh në krye të Federatës nuk kishte eksperienca apo lidhje me futbollin. Vendosa të kandidoj sepse kam një program të qartë për të drejtuar këtë Federatë, që për hirë të vërtetës vitet e fundit është kthyer në monopol të disa njerëzve të caktuar. Është momenti që president i FSHF të zgjidhet një njeri që do ta çojë edhe më tej futbollin, dhe jo ta lëjë atë në vend numëro. Presidenti aktual duhet falenderuar për atë që ka bërë, por është momenti që ai t'i hapë rrugë një drejtimi të ri, largë çdo interesi.

- Thuhet se ju keni mbeshtetjen e skuadrave që militojnë në Kategorinë e Parë në qarkun e Elbasanit, vendimi për të kandiduar ka qenë personal, apo ka qenë pjesë e nje marrëveshjeje apo diskutimi nese mund të themi keshtu me personazhe të futbollit në qarkun e Elbasanit?

Vendimi për të kandiduar ka qenë sa personal aq edhe i këshilluar. Them personal, sepse kam dëshirë të jap një kontribut për futbollin duke afruar pas vetes figura dhe personalitete që kanë një kontribut të çmuar në këtë sport. Në bisedë me shumë futbollistë dhe ish-fotbollistë nën zë, të thonë që është momenti për një rrokadë.

- Me heret ju keni arbitruar në Itali në kategoritë inferiore, por jeni larguar për shkak të racizmit, keni kërkuar më herët të arbitroni në Shqipëri, por nuk jeni lejuar, pse ka ndodhu kjo gjë sipas jush?

Po është e vërtetë, kam qenë arbitër futbolli për 6 vjet, kryesisht në kategoritë inferiore. Unë kam qenë pjesë e kolegjiumit arbitrar të Estes, ku për një vit kam mbajtur edhe postin e zv/presidentit. E lash arbitërimim dhe Italinë sepse nuk durova fyerjet dhe sharjet raciste kundrejt meje dhe popullit shqiptar. Kur jam kthyer në Shqipëri bëra kërkesë për rë qenë pjesë e Federatës si vëzhgues, por një gjë e tillë mu mohua çuditërish. I fyer në Itali dhe i braktisur në vendin tim. Besoj që do të kisha dhënë një kontribut edhe si vëzhgues pasi vij nga një shkollë arbitrimi si ajo Italiane, ku gjithçka është më meritë.

- Armando Duka ka thënë se nëse Bashkim Fino kandidon, duhet të largohet nga politika, ju çmendim keni lidhur me këtë gjë?

Realisht, gara për postin e presidentit duhet të jetë e barabartë. Në rast se z. Duka kërkon që z. Fino të lëjë mandatin e deputetit, të njëjtën gjë duhet ta bëjë edhe vetë z. Duka. Pasi kështu gara do të jetë e barabartë dhe e pakontestueshme nga asnjë prej kandidatëve.

- Nje rikandidim i mundshëm i Armando Dukës, mund të na thoni diçka?

Mendoj se z. Duka e ka përmbushur misionin e tij. E falenderoj për atë që ka dhënë. Do të jem i gatshëm të këshillohem me të në çdo moment më rast se zgjidhem.

- Keni informacionie se kush mund të jenë kadidatët e tjerë për kreun e FSHF-së?

Nuk kam idenë dhe realisht as nuk jam interesuar se kush personalitet tjetër do të kandodojë për këtë post. Unë do të respektoj çdo kandidat që do të jetë në garë kushdo qoftë ai.

- Për të kandiduar për postin e presidentit të FSHF-së duhet të kesh nje projekt konkret, ju e keni diçka të tillë?

Normalisht që kam një projekt, në të kundërt nuk do të bëhesha pjesë e kësaj gara. Për mua personalisht ka shumë rëndësi që futbolli në Shqipëri të mos jetë monopol dhe të vendosin vetëm disa njerëz. Unë mendoj se ky sport popullor duhet të luhet në çdo lagje fshati, njësi administrative etj. Programin tim për drejtimin e FSHF do ta bëj publik pas zyrtarizimi të kandidaturës në FSHF./Geraldo XHIKA/

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga