Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

INTERVISTA/ Nga Laçi te Tirana, lojtari i kurbinasve flet për të ardhmen dhe ecurinë në Europë: Kukësi ia del, kampionati shqiptar do të jetë një "luftë" e vërtetë

Shkruar nga NEWSPORT
INTERVISTA/ Nga Laçi te Tirana, lojtari i kurbinasve flet për

Mesfushori i Laçit, Regi Lushkja ka zhvilluar një sezon të mirë në edicionin e shkuar futbollistik. Kjo ka bërë që 22-vjeçari nga Kavaja të jetë një nga lojtarët kryesorë në radhët e kurbinasve. Në një intervistë ekskluzive për Newsport.al, kavajsi ka zbuluar disa detaje interesante lidhur me ecurinë e skuadrës së tij në Europa League por jo vetëm.

Lushkja ka komentuar dhe ecuinë e Kukësit në Champions League, për të cilët shprehet se me cilësitë që ka ky grup mund të shkojë pa problem në turin tjetër të këtij kompeticioni.

22-vjeçari ka folur edhe për endrrën që ai ka sikurse dhe shokët e tij për të nisur një aventurë jashtë Shqipërisë, duke specifikuar se beson se mund të arrijë diçka në të ardhmen pasi cilësitë nuk i mungojnë për të bërë realitet ëndrrën e madhe.

- Laçi humbi 3-0 nda Moldë-s, çfarë mendoni se nuk shkoi në ndeshjen e parë?

Pavarësisht rezultatit, mendoj se kemi zhvilluar një ndeshje të mirë, por dihen cilësite e kundërshtarit dhe me eksperiencën e tyre dhe forcën e grupit që kanë. Ne na e bënë të vështirë dhe ndeshja përfundoi me atë rezultat.

- Mendoni se keni mundësi të bëni ndryshimin e madh në ndeshjen e kthimit?

Duhet të besojmë deri në fund sepse në futboll nuk i dihet asnjëherë se çfarë ndodh. Ne do provojmë gjithçka, do japim maksimumin dhe shpresojmë të kemi dhe pak fat. Gjithsesi, theksoj se është ndeshje shumë e vështirë për tu kthyer, por kemi besim se mund të bëjmë gjëra pozitive.

- Matematikisht ju jeni jashtë Europës ndërkohë që Kukësi vazhdon të besojë në Champions League, a besoni se nënkampionët mund të shkojnë më tej?

Mendoj se Kukësi do t'i shkojë deri në fund. Janë ekip cilësor dhe me prurjet e reja në ekip janë forcuar shumë. Duhet theksuar se rezultati i ndeshjes së parë iu rrit shumë shpresat dhe besoj se mund të ketë shumë shanse për të kaluar në fazën tjetër. Iu uroj më të mirën dhe shpresoj të shkojnë sa më largë.

- A pritet të ketë të reja lidhur me të ardhmen tuaj?

Për të ardhmen time nuk mund të flas për momentin, kjo pasi jam lojtar i Laçit dhe për sa kohë do të jem pjesë e kësaj skuadre, do jap maksimumin. Më pas çdo gjë është në dorën e drejtuesve.

- Nga Besa te Laçi, po jashtë Shqipërisë kur do mund ta shohim Regin?

Shpresoj shumë si çdo lojtar tjetër që ëndërron të luaj jashtë Shqiprisë dhe t'i bashkohet ndonjë ekipi të mirë dhe me emër. Besoj se me cilësit që kam, me punë, përkushtim dhe mbi të gjitha duke besuar shumë te vetja, të mund të arrij diçka në të ardhmen. Mendoj se shumë shpejt mund të vijë dhe kjo ditë që unë të transferohen jashtë Shqipërisë.

- Kampionati do dhe pak javë të startojë, kë zgjidhni si favorit të këtij edicioni?

Besoj tani që kampionati mund të ketë rivalitet akoma më të madh duke patur parasysh ngjitjen e Tiranës në Superligë, ekip për të cilin duhet theksuar i kishte munguar kampionatit tonë sezonin e shkuar. Mendoj se këtë vit konkurenca do të jetë e madhe dhe më e fortë. Duhet theksuar që të gjitha ekipet janë të forta, por mendoj se rivaliteti për titullin do jetë i fortë mes shumë ekipesh këtë edicion, por kam bindjen se Tirana do të rikthehet te titulli.

- Marrëdhënia juaj me trajnerin Skënder Prenga, a mund të na thoni diçka më shumë?

Marrëdhenia ime me trajnerin Prenga ka qenë shumë e mirë që ditën e parë kur ai ka filluar punë si trajner i Laçit. Është munduar të na ndihmojë të gjithëve si ne dhe klubin. Duhet thënë që është trajner me ide të reja, trajner që pëlqen djem të rinj dhe ka shumë bagazh. Ai na ka ndihmuar shumë dhe ne arritëm të shkruanim historine duke kaluar një tur në Europa League ndaj një ekipi shumë të fortë si Anorthosis, ku askush nuk besonte se do vazhdonim më tej. Ne, të gjithë si klub dhe me në krye trajnerin dhe presidentin, besuam dhe ia dolëm me sukses të shkruanim histori.

- Laçi dhe sezoni 2018-2019, ku e shihni veten në edicionin e ardhshëm?

Laçi ka qenë gjithmonë ekip që lufton për një vend në Europë dhe shpresojmë që edhe këtë sezon të arrijmë objektivat e klubit dhe të përsërisim suksesin e vjetshëm, pse jo akoma më lart edhe më mirë. /NEWSPORT.AL/

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga