Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

INTERVISTA/ Lindur në Maqedoni, por zemra e saj rreh kuqezi, rrëfehet sulmuesja shqiptare e ROMËS: Ashtu si Valon Ahmedi dua të përfaqësoj vendin tim

Shkruar nga NEWSPORT
INTERVISTA/ Lindur në Maqedoni, por zemra e saj rreh kuqezi, rrëfehet

Është lindur në Maqedoni, por zemra e saj rreh kuqezi. Prej disa vitesh aktivizohet në Itali me skuadrën e Romës XIV dhe ëndërr ka të veshë fanelën e Kombëtares. Valbona Jusufi, sulmuesja shqiptare që po shkëlqen në Seria B ka dhënë një intervistë ekskluzive për newsport.al.

Jusufi flet për fillimet e saj të vështira, jetën si emigrante dhe dëshirën për t'iu bashkuar skuadrës së Armir Grimës. Në katër ndeshje ka arritur të shënojë tre gola. Cilësitë dhe forma e mirë që po kalon është e padiskutueshme dhe një gjë të tillë kërkon ta tregojë edhe në Kombëtare.

- Ju aktivizoheni në Itali në Serie B apo jo ?

Po luaj në Serie B në grupin D të kësaj kategorie. Aktivizohem me ekipin e Roma XIV.

- Si po shkon aventura në skuadrën kryeqytetase ?

Them se deri tani ka shkuar pozitivisht. Kemi kaluar fazën e parë në Kupën e Italisë dhe në kampionat renditemi në vendin e pestë të tabelës.

- Na fol pak për veten për publikun që nuk të njeh. Nga je dhe si përfundove duke luajtur në Itali ?

Unë jam lindur në Kërçovë, te ish-Uskana. Jam rritur deri në moshën 14 vjeçare në vendilindjen timë. Fati deshi që babai im të vinte emigrant në Itali dhe ne familjarisht u transferuam në Itali. Prej 10 vitesh jetoj dhe punoj në Itali. Gjithashtu në Romë merrem me futboll.

- Po pasioni për futbollin si lindi ?

Ky pasion ka lindur që në moshën e fëmijërisë. Në shkollë kur kishte ndonjë orë të edukimit fizik nuk luaja kurrë me vajzat por luaja me djemtë. Kështu fillova të luaja edhe në lagje në Kërçovë. Pavarësisht se prindërit ishin kundër pasionit tim, unë vazhdova të luaja për të mbërritur ku jam sot.

- E ndjek kombëtaren e Shqipërisë ?

Kombëtaren e ndjek përherë por nëse më pyet për femrat vetëm në vitin 2013 e kam mësuar se ka kombëtare femrash dhe jam ndjerë shumë krenare. Fillova ti ndjek e të informohem për to. Kam dashur të jem pjesë e tyre por nuk ia kam arritur deri më tani.

- Ti dëshiron të bëhesh pjesë e saj apo jo ?

Shpresoj dhe ëndërroj që një ditë të jem pjesë e kombëtares. Pavarësisht se unë kam lindur në Maqedoni unë ndihem shqiptare dhe dua të përfaqësoj vendin tim.

- Keni kontaktuar me trajnerin Grima ?

Jo, nuk kam pasur kontakt të drejtëpërdrejtë me trajnerin Grima. Nuk di si ta kontaktoj por rastësisht një koment i imi në Facebook që intersohet për talentet shqiptar , një zotëri Besmir Hoxha më tha se do më ndihmonte të isha pjesë e kombëtares.

- A beson të një ftesë nga Kombëtarja?

Shpresa vdes e fundit... unë shpresoj.

- Keni kontakte me lojtare të tjera të Kombëtares ?

Jo, nuk kam kontakt me vajzat e kombëtares. Vitin e kaluar kisha një dëmtim ndërsa këtë vit e kam nisur shumë mirë dhe shpresoj që të mbaj këtë ritëm. Unë shpresoj që një ditë të bashkangjitem më ekipin e Shqipërisë.

- Ju doni të jeni e para nga Kërçova që doni të bëheni pjesë e Kombëtares ?

Patjetër, kjo është ëndrra ima. Të përfaqësoj atë krahinë. Të jem edhe unë si Valon Ahmedi te djemtë e kombëtares i cili edhe ai është nga Ilirida dhe është i vetmi nga ajo zonë. Edhe unë këtë gjë dua të arrij. /Retin TOKA/

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga