Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Intervista/ Erbim Fagu flet para derbit, tregon pikat e forta dhe të dobëta të dy kampeve, ka një këshillë për Tiranën  

Shkruar nga NEWSPORT

Ish-mbrojtësi i Tiranës shprehet se bardheblutë kërkojnë të thyejnë “tersin” me çdo kusht, ndërsa të kuqtë ndihen në trysni për të mos iu shkëputur Skënderbeut. “Derbi i çuditshëm që luhet jashtë kryeqytetit”

faguErbim Fagu është i bindur se edhe ky derbi do të jetë një takim special dhe i gjithi për t’u shijuar. Ish-mbrojtësi bardheblu dhe fitues i titujve kampionë me Tiranën dhe Skënderbeun flet për newsport.al para sfidës së të dielës, duke deklaruar se fakti që nuk do të luhet në kryeqytet, por në Elbasan e bën disi të çuditshme këtë përballje. Megjithatë, një gjë e tillë nuk ia humb vlerat këtij derbi. Sipas 29-vjeçarit, i cili aktualisht është trajner te “Akademia e Futbollit”, Tirana mund ta fitojë këtë përballje duke dhënë 110% në fushën e lojës, ashtu si ndaj Kukësit, me të njëjtën dëshirë dhe ego që tregoi në ndeshjen e fundit në “Selman Stërmasi”. Fagu pranon se Partizani mund të jetë disi në presion për shkak se kërkon suksesin në derbi edhe për të mos iu shkëputur Skënderbeut, ndërsa shprehet se të kuqtë janë më të avantazhuar për faktin se kanë qenë në aktivitet më herët se Tirana për shkak të impenjimeve në Kupat e Europës.

-Si e shihni derbin e radhës mes Tiranës dhe Partizanit?

-Kam bindjen se ky do jetë një derbi shumë i bukur për t’u parë. Skuadrat janë në pozita të ndryshme. Tirana kërkon fitoren për t’iu bashkuar kreut të skuadrave pretendente, ndërsa Partizani për të mos iu shkëputur Skënderbeut, i cili nga ana e tij luan një ndeshje relativisht të lehtë në letër përballë Luftëtarit.

-Çdo të thotë për tifozët që ky derbi luhet jashtë kryeqytetit, për herë të parë në historinë e përballjes mes Tiranës dhe Partizanit?

- Një derbi jashtë kryeqytetit me duket disi i "çuditshëm", pasi dihet që kur luhet një ndeshje e tillë, gjatë gjithë javës deri në ditën e sfidës qyteti "zien" nga tifozëritë e të dyja skuadrave. Gjithsesi, shpresojmë që atë ditë, stadiumi “Elbasan Arena” të jetë i mbushur plot.

-Mendoni se ka ardhur momenti i bardhebluve për të triumfuar?

- Tirana u bë disa ndeshje radhazi pa triumfuar në derbi dhe në këtë ndeshje do jetë e motivuar akoma më shumë për të dalë triumfuese.

fagua-Ilir Daja apo Adolfo Sormani, cili do të ketë më shumë ndikim në ekipet që drejtojnë për të fituar derbin?

- Teorikisht Ilir Daja duhet të ketë më shumë ndikim pasi e njeh shumë mirë atmosferën e një derbi. Por, në një ndeshje të tillë, çdo trajner është i kujdesshëm për direktivat që u jep lojtarëve përpara një ndeshje kaq të rëndësishme. Janë të dy trajnerë profesionistë dhe në këtë ndeshje do të shikojmë dhe një "përballje" mes tyre.

-Pikat e forta të Tiranës dhe Partizanit?

- Pika e fortë e Tiranes është uria që ka për t’u rikthyer te fitoret në derbi. Ndërsa pika fortë e Partizanit është fakti që ka nisur më herët se Tirana përgatitjet dhe ka qenë në aktivitet deri në momentin e fillimi të sezonit për shkak të sfidave që ka zhvilluar në Europë.

-Pikat e dobëta të Tiranës dhe Partizanit?

-Pika dobët e Tiranes është që skuadra akoma nuk është kolauduar ashtu siç duhet, pasi dhe afrimet në merkato kanë qenë të vonuara. Ndërsa pika dobët e Partizanit mendoj që do jetë trysnia që mund të ketë për të fituar me patjetër këtë derbi për të mos iu ndarë Skënderbeut.

fagu-tr-Ndeshja e fundit ndaj Kukësit, sa do ta ndihmojë Tiranën për të fituar në derbi?

- E kam ndjekur ndeshjen ndaj Kukësit dhe më ka pëlqyer më tepër në pjesën e dytë. Në rast se Tirana do ketë atë rendiment si ndeshjen me Kukësin mendoj se do jetë më afër fitores në derbi.

-Situata e krijuar së fundmi te Partizani, ku tifozët kontestojnë disa prej drejtuesve të klubit, do të ndikojë negativisht të dielën?

- Nuk jam shumë në dijeni të situatës së krijuar, por nuk mendoj që lojtarët e Partizanit të ndikohen, sepse ata janë profesionistë dhe e dinë rëndësinë e një ndeshje derbi. Plus tifozët në këtë ndeshje besoj se do t’i harrojnë problemet që kanë me drejtuesit.

-Si mund ta fitojë Tirana këtë sfidë?

- Mund ta fitojë vetëm nëse lojtarët do jepnin 110% në fushën e lojës, pasi në një ndeshje të tillë 100% është pak.

-Po Partizani?

- Partizani ka një skuadër më të pjekur se Tirana dhe ky është avantazhi i tyre.

-Një parashikim për rezultatin final?

-Nuk është se jam ndonjë parashikues i mirë, por mendoj që do të fitojë Tirana.

-Ku do e shihni ndeshjen?

-Në stadium sigurisht, me miqtë e mi.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga