Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

INTERVISTA/ “Ëndërroj kombëtaren dhe Tiranën”, rrëfehet Kejson Kumanaku, fieraku që ka shembull dyshen Uzuni-Xhixha

Shkruar nga NEWSPORT
INTERVISTA/ “Ëndërroj kombëtaren dhe Tiranën”,

Kejson Kumanaku është një nga lojtarët kryesorë të skuadrës së Naftëtarit këtë sezon në Kategorinë e Dytë. Fieraku ka ndihmuar skuadrën nga Kuçova që të arrijë rezultate pozitive dhe të kryesojnë kampionatin.

Me fanellën e Naftëtarit ka arritur të shënojë 4 gola, ndërsa loja e tij ka bërë që të ketë vlerësimin e trajnerit Adriatik Kanani, me këtë të fundit që i ka besuar Kumanakut edhe “çelësat” e repartit të sulmit, duke i nisur të gjitha ndeshjet titullarë.

24-vjeçari është një tifoz i Interit, por me Tiranën dëshiron të luajë në elitën e futbollit shqiptarë. Fieraku ndjek me vëmendje Uzunin dhe Xhixhën dhe shpreson të ketë të njëjtin fat si ta për të arritur edhe Kombëtaren.

Në një intervistë për “Newsport.al”,  me gazetare, Floridona Ademaj, Kumanaku tregoi për fillimet e tij në këtë sport, kënaqësinë që merr kur ka topin në këmbë dhe shumë gjëra të tjera.

-Si ka nisur rrugëtimi juaj në futboll dhe kush iu ka mbështetur më shumë?

Rrugëtimi në futboll ka nisur që fëmijë që ka ëndrrën e madhe për t’u bërë futbollist. Hapat e parë i kam hedhur tek një qendër sociale futbolli “Murialdo”, aty ku nisa të shkelmoja për herë të parë edhe topin me dy trajnerët Piro Malo dhe Zhdanov Tartari, të cilët ishin edhe mbështetja ime më e madhe dhe falë punës së tyre arrita të mësoj shumë gjëra në futboll dhe të bëhem ky që jam sot.

-Cila ka qenë ndeshja juaj e parë dhe çfarë kujtoni nga ai moment?

Ndeshja ime e parë si profesionisht ka qenë kundër ekipit të Butrintit, kur isha vetëm 17-vjeç, ku mua mu dha mundësia të mbaja veshur fanellën e Albpetrol. Aty nisa si profesionisht dhe është një nga momentet më të paharruar për mua, pasi isha vetëm 17-vjeç dhe trajneri Adriatik Kurti më besoi formacionin dhe më ka mbështetur shumë që unë të rritem si lojtar.

-Pas Murialdos keni luajtur për moshat e Apolonisë, mbani kontakte akoma me ish-shokët apo trajnerët tuaj?

Kam luajtur te moshat e Murialdos deri në moshën 16-vjeç dhe më pas kam kaluar tye Apolonia U-19, ku qëndrova për një kohë të shkurtër. Pas Apolonisë kam kaluar te Bylisi i të njëjtës grupmoshë dhe në Ballsh qëndrova 2 vite, ku jam stërvitur edhe me ekipin e parë. Kam shumë shok dhe miq tek të gjitha ekipet që kam pasur fatin të luaj dhe me shumicën prej tyre mbaj akoma kontakte, si dhe me trajnerët, Agim Meta dhe Marjon Miho.

-Ju keni provuar të luani edhe jashtë, kryesisht në Gjermani me skuadrën e Diasporës, FC Kosova Düsseldorf. Mund të na thoni më tepër për këtë eksperiencë tuajën?

Po kam luajtur për FC Kosova Dusseldorf në Gjermani. Edhe pse ka qenë një eksperiencë shumë e shkurtër kam kaluar mirë dhe atje kam arritur të shënoj 3 gola, por për arsye familjare më është dashur të shkëputen nga ia klub. Më kanë mëbshtetur jashtëzakonisht shumë si shokët e ekipit ashtu edhe drejtuesit dhe un i falenderoj shumë për mundësinë që më dhanë në aq kohë sa qëndrova.

-Aktualisht mbani veshur fanellën e Naftëtarit, mund të na thoni se cila ishte arsyeja që zgjodhët të luani për ekipin e Kuçovës?

Naftëtari është një ekip me traditë në futbollin shqiptar dhe kushdo që e ka vëshur këtë fanellë e a vlerësuar në maksimun sepse është ekip që ka dhënë shumë për futbollin në Shqipëri. Në një bisedë që pata me trajnerin Adriatik Kanani dhe zv.trajnerin Ardian Gega vendosëm që të luaja për Naftëtarin dhe të kuntriboja për këtë skuadër. Te skuadra gjeta një ambient miqësor dhe ndihem shumë mirë, pasi kam gjetur edhe mbështetje nga tifozët, që për ne janë lojtari i 12-të.

-Jeni të parët në Kategorinë e Dytë, cili është objektivi kryesor i skuadrës?

Kemi bërë një nisje të mirë të kampionatit, pavarësisht humbjes me Valbonën. Kemi reflektuar për këtë disfatë dhe tashmë po bëjmë mirë. Ne po i marrim ndeshjet një nga një sepse kampionati është i gjatë dhe rivaliteti është shumë i madh, pasi ka skuadra si Vora, Valbona, Veleciku, Sopoti që luajnë futboll të mirë dhe kanë lojtarë me shumë kualitet. Naftëtari do japi maksimumin për të marrë rezultate pozitive dhe të arrijmë objektivin e klubit që është ngjitja një kategori më lart, në Kategorinë e Parë.

-Në 6 ndeshje këtë sezon keni shënuar 4 gola. Sa do të jetë minimumi i golave që premtoni se do shënoni në kampionat?

Çdo sulmues me gola matet dhe unë në çdo ndeshje futem me besimin dhe dëshirën për të gjetur golin dhe për të ndihmuar shokët e skuadrës. Goli është ai që të motivon çdo lojtar. Mund të them se shpresoj të shënoj më shumë se 15 gola, por un do bëj maksimumin për të ndihmuar skuadrën, qoftë me gola apo asiste.

-Kë “imiton” Kumanaku? Messin, Ronaldon apo..., po shqiptar? 

Në fakt çështe e vërteta edhe në Shqipëri kemi lojtarë të kampionatit apo që kanë dalë nga kampionati shqiptar që janë për t’u marrë shembull. Mund të përmend që më pëlqen shumë loja që bëjnë Myrto Uzuni dhe Redon Xhixha. Të dy janë një shembull shumë i mirë për t’u ndjekur, nga të cilët unë mësoj shumë duke i parë se si luajnë. Më ka pëlqyer gjithmonë Cristiano Ronaldo, i cili me punë dhe pasion ka arritur shumë sukses në futboll, është një nga sulmuesit më të mirë në botë.

-Për kë bëni tifo, kë skuadër mbështesni?

Në Shqipëri jam një tifoz i skuadrës së Tiranës. Kam vite që e ndjek sa herë që më është dhënë mundësia. Bën një lojë të mirë dhe ka lojtarë shumë cilësor. Ndërsa sa i takon futbolit europian jam një interist. Më pëlqen shumë Interi.

-E fundit por jo më pak e rëndësishmja, cilat janë planet tuaja për të ardhmen?

Për momentin jam i fokusuar te skuadra e Naftëtarit dhe dua të bëj maksimumin te kjo skuadër. nës të ardhmen pa tjetër që do doja të luaja në elitën e futbollit shqiptarë, pse jo me Tiranën apo dhe skuadrat e tjera që bëjnë mirë në kampionatin shqiptarë. Por edhe unë si çdo futbollistë për mundësi më të mira si porfesionale ashtu edhe personale do më pëlqente që pse jo mos të luaja edhe jashtë vendit. Ndërkohë si çdo futbollist edhe un^ kam “ëndërr” të vesh fanellën e kombëtares. /Floridona Ademaj/

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga