
Drejtueset femra në sportin shqiptar janë shumë të pakta, madje numërohen me gishtat e dorës. Në klubet e shumësportëshit, vetëm një është drejtuese femër.
Ajo është Tatjana Marashi, drejtoreshë e klubit shumësportësh Skënderbeu.
Në një intervistë për Newsport.al, Marashi vë në pah problemet e sportit shqiptar, si dhe shprehet se femrat duhet të jenë më të pranishme në postet drejtuese.
-Zonja Marashi, si e shihni gjendjen e sportit në Shqipëri dhe përfaqësimin e femrave?
Në Shqipëri, shihet një frymë maskiliste në sport. Meshkujt përgjithësisht e kërkojnë që të kenë rezultate në një periudhë të shkurtër.
Por, rezutlatet që fitohen në periudhë afatshkurtër nuk janë reale. Pra, dopingu nuk është zgjidhje.
- Çfarë i mungon sportit shqiptar?
Ka ardhur momenti që në situatën që është peshëngritja, po i referohemi peshëngritjes dhe jo vetëm, të ketë një ndryshim.
Duke marrë shkas edhe nga peshëngritja, mendoj se këtij sporti duhet t'i shtohet figura e prindërimit dhe përgjegjshmërisë.
Duhet të ndërgjegjësohen drejtuesit e sporteve dhe të federatave, që nuk mund të pompohet rezultati dhe nuk mund të dëmtohet jeta e sportistit vetëm për qëllimet e drejtuesve.
Sportit shqiptar i mungon një frymë përgjegjshmërie.
E kush më mirë se një femër, se një nënë mund të kujdesej për sportin në këtë mënyrë.
-Si mund të ndryshohet situata, keni ndonjë strategji?
Nuk është se jam e fokusuar dhe të të them që kam një strategji timen. Por në situatën që është federata e shumsportëshit, duhet që të ketë një dorë femre. Për më vonë mund të flitet për detaje.
Duhet të hyjë një frymë jo maskiliste. Të gjithë drejtuesit bëjnë premtime, por nuk bëjnë asgjë . Thjesht masakrojnë vlerat e sportit. Pasi edhe në rastet e fundit të dopingut, sportistet jo rastësisht janë viktima.
Dihet që do të përfundojnë në atë mënyrë, kur sheh kushtet e tyre të stërvitjes, trajtimin e tyre, etj.
-Si do ta ndryshonin femrat gjendjen e sportit?
Po të kishte më shumë humanizëm dhe vëmendje në sport, atëherë këto skandalet do ishin parandaluar.
Humanizmi në sport do të vinte, nëse do të kishte më shumë femra në sport, pasi është instikti i nënës.
-Po puna juaj te klubi i Skënderbeut si po shkon?
Gjithçka po shkon shumë mirë te Skënderbeu. Kam edhe unë ekip peshëngritjeje, por e kam me këmbë në tokë.
Të gjithë i duam shpërblimet, të gjithë shqiptarët, por kam menduar që sportistët e mi të mos përdorin doping, por të punojnë në plan më afatgjatë dhe të shikojnë shëndetin./Newsport.al