
Mesfushori i Kukësit, Donjet Shkodra ka dhënë një intervistë ekskluzive për newsport.al, ku zbulon planet e Kukësit për të ardhmen. Kosovari 29-vjeçar flet për fitoren në Maltë ndaj Vallettës që për të është diçka më se e sigurt, duke mos harruar pa përmendur dhe dënimin e Skënderbuet, vendim për të cilin Shkodra ndjen keqardhje dhe shpreson që vendimi përfundimtar të jetë në favor të korçarëve.
Barazim në takimin e parë me Vallettën, si ndiheni pas këtij rezultati në shtëpi?
Mendoj që ishte një ndeshje delikate. Sipas meje, rezultati 0-0 ishte më me shumë rëndësi për ne se sa të shënonim. Këto ndeshje janë me dy pjesë. Normalisht që do ishte më mirë që të shënonim, por megjithatë e bërëm punën tonë dhe mbajtëm zeron. Tani na mbetet në Maltë ta mbarojmë punën.
Ndeshja e radhës ne Maltë, a mendoni se do kualifikoheni duke ditur që në shtëpi morët vetëm një barazim?
Mendoj që do jetë ndeshje e veshtirë, por sigurisht që do ia dalim. Nëse kujtojmë që me Skënderbeun patëm vështirësi me Sata Sulian në shtëpi, atje fituam me rezultate të thellë. Këto janë ndeshje të tilla.
Kukësi, merkatoja dhe sezonin i ri, cilat janë pritshmëritë sipas jush?
Kemi shumë lojtarë të rinj dhe na nevojitet pak kohë që të pershtatem, mendoj se kjo gjë është diçka normale.
Ju zëvendësoni Skënderbeun në Champions League, çmendoni për këtë gjë dhe dënimin e korçarëve, a ishte i drejtë sipas jush?
Ishte gjë normale që vendi i dytë në renditje të zëvendësonte Skenderbeun që akoma është në gjyq. Pezullimi i këtij klubi nga Europa shtë një gjë e keqe për kampionatin shqiptar dhe shpresoj që të mos dënohet.
Merkatoja ende nuk ka përfunduar, a priten surpriza nga Donjeti? A keni patur kontakte me klube të tjera gjatë këtyre ditëve?
Po normal që si lojtar kontaktohesh nga ekipe tëndryshme. Momentalisht kam vendosur të mos merrem me ekipe të tjera. Jam i fokusuar në misionin e Kukësit.
Ku e shihni Kukësin në Champions League?
Mendoj se do t'ia dalim në Maltë dhe të surprizojmë në rundin e dytë. /NEWSPORT.AL/