Gjakovarja Ilda Muhaxhiri ka dhënë një intervistë për newsport.al rreth sportit më të ri që ka dalë në modë kohët e fundit, "Kangoo Jump". Bukuroshja nga Kosova mahnit me format e saj, teksa është dhe nënë e një vajze të vogël.
Ilda tregon se si ia ka dalë të arrijë në këto nivele. Gjithashtu tregon sekretet e këtij sporti të ri që së fundmi ka nisur të aplikohet edhe nëpër palestra të ndryshme në Shqipëri.
-Prej sa kohësh merreni me fitnnes?
-Që prej moshës 16-vjeçare.
-Tashmë keni hapur "Kangoo Jumps"...
-Me këtë sport kam startuar që prej një muaji. Ky sport ushtrohet shumë në Gjakovë.
-Ku konsiston ky sport? Çfarë anësh pozitive ka?
-Ka shumë anë pozitive ky sport. Zvogëlon peshën trupore në mënyrë të shpejtë dhe të sigurt. Rimodelon trupin në mënyrë naturale, zhvillon muskujt, përmirëson raportin muskuj-yndyrë, rrit kapacitetin e frymëmarrjes, qarkullon më shumë oksigjen në inde, zvogëlon yndyrën e tepërt dhe ngadalëson procesin e plakjes.
-Pse duhet ushtruar ky lloj sporti?
-Përveç se formohemi dhe fitojmë kondicionin pas disa muajve, ky lloj sporti ushtrohet me kënaqësi dhe nuk bëhet asnjëherë monoton.
- Më mirë fitness apo kangoo?
-Për mua të dyja janë të njëjta. Edhe pse jam instruktore e "Kangoo Jumps", njëkohësisht jam edhe trajnere personale në fitness.
- Sa të kënaqur janë klientët tuaj?
-Janë shumë të kënaqura, sidomos tani që kam filluar "Kangoo Jumps", sport që e ushtrojnë me kënaqësi dhe përpikëri.
- Çfarë planesh keni për të ardhmen? Do ta zgjeroni?
-Planet nuk do të ndale. Me fitness fillova prej kohësh, tani me kangoo po vijoj të merrem. Të tjerat do t'ia lë kohës.
- Cilat mosha ushtrohen më së shumti?
-"Kangoo Jumps" ushtorhet që prej moshës 6-vjeçare e sipër. Por më të interesuarit janë të moshës nga 18 deri në 55 vjeç.
- Ju keni një fizik për t'u admiruar. Çfarë do të këshillonit?
-Këshilla ime për të gjitha femrat e Kosovës dhe jo vetëm është që të provojnë "Kangoo Jumps" sepse nuk do të zhgënjehen asnjëherë./ Retin TOKA/ NEWSPORT.AL