
Shoqëria milaneze ka ndërruar përsëri pronar. Pas dy vitesh drejtimi nga manjati indonezian Erick Tohir, klubi i ka kaluar njeriut të 107- të më të pasur në botë. Jang Jidong, drejtues i kompanisë Suning Group. Lideri Aziatik ka blerë 69 % të aksioneve të shoqërisë nga Appiano Gentile.Vlera e blerjes së kuotave ishte rreth 360 milion euro. Presidenti i Suning Group dhe DeFakto i Interit ka vënë dhe bazat e zhvillimit të shoqërise zikaltër në konferencën për shtyp. Ai deklaroi:
" Interi tashmë do të bëhet një shoqëri më ndërkombëtare. Interi do të ngrihet aty ku e meriton. Në marrëveshjen u dakortësuam që blerja e ekipit do të përfshijë dhe likuidimin total të borxheve të ekipit ".
Kështu Tohir mbetet president i Interit me kuotën e 29% të aksioneve, 1% i përket aksionereve të vegjël dhe 69 % "Sunning Group". Gjithashtu në tratativën ndërmjet palëve është caktuar dhe blerja totale e klubit në qershor të 2017.