Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Interi "humbet" Modriçin, trajneri Spalleti "nuk e bën të madhe": "Mbetemi ekip i fortë"

Shkruar nga NEWSPORT
Interi "humbet" Modriçin, trajneri Spalleti "nuk e

Interi duket se ka hequr dorë nga Luka Modric. Rikthimi i 32-vjeçarit në fushë në miqësoren e "luksit" me Milanin në "Santiago Bernabeu" ishte një sinjal i fortë që "Lojtari më i mirë i Botërorit të 2018" do të qëndrojë sërish në Spanjë.

Një lajm i tillë nuk e ka hidhëruar teknikun e Interit Luciano Spalletti, i cili në konferencën për shtyp pas përfundimit të miqësores me Atletico Madridin 1-0, e ka quajtur një respekt për klubin italian interesimin e Modric.

" Fakti që ai kishte interes për ne është një shenjë e mirë për projektin tonë. Nuk është e lehtë të marrësh lojtarë tillë. Ai mund të mos vijë, por drejtuesit tanë kanë bërë një punë të mrekullueshme, kështu që të shohim. Por, nuk mendoj se ai do të vijë, sepse Real Madridi do të mbështetet tek ai. Ne jemi një skuadër e fortë. Nëse Modrici do të na bashkohej, ne do të ishim më të fortë", deklaroi për kanalin sportiv italian " Sky Sport Italia".

Zikaltërit tani kanë një yll të ri në ekip Lautaro Martinez që shënoi një gol të jashtëzakonshëm dje në fushën e spanjollëve të Atleticos së Madridit. Spalleti foli me nota të larta për 20-vjeçarin argjentinas.

"Goli i Lautaros ishte një pjesë e bukur e lojës, por qëndrueshmëria e tij gjatë kësaj kohe", përfundoi deklaratën 59-vjeçari.

Interi kthehet të luajë në Champions League pas 6 vitesh mungesë.

Tags:

SERIA A BOTA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga