Egnatia
Ditën e nesërme, Egnatia do kërkojë të mposht Elbasanin në fushën rivale, ndeshja e dytë gjysmëfinale e Kupës së Shqipërisë, sfida e parë u mbyll 1 – 1 në “Arena Egnatia”.
Në prag të kësaj përballje, ekipi rrogozhinas ka bërë postim të veçantë në rrjetet sociale. Në foto, lojtarët e Egntias janë “transformuar në Super Saiyan”, inspiruar prej serialit vizatimor japonez “Dragon Ball”.
Nëse i referohemi trendit në rezultate, Egnatia ka 3 ndeshje që nuk fiton, ndërsa humbja në shtëpi karshi Flamurtarit ka “trazuar ujërat”. Fituesi i çiftit Elbasani – Egntia do të luaj në finale teke me fituesin nga dueli Vllaznia – Dinamo (ndeshja e parë 1 – 1).
View this post on Instagram
Poll
