Ylber Ramadani
Janë 6 humbje radhazi në Serie A dhe rreziku për rënien nga elita e futbollit italianë ka filluar të “trondis” Lecce në këtë fund sezoni. Pas 32 javësh kampionat, Lecce mban vendin e 18-të me 27 pikë, ndërsa sonte do të “përplaset” me Fiorentinën.
Fakti që ndeshja do të luhet në shtëpi, bën që mesfushori i Kombëtares Ylber Ramadani me shokë të japin maksimumin për ta nxjerr ekipin nga “zona e ftohtë” e tabelës.
Sfida do të nis prej orës 20:45. Deri në mbyllje të Serie A për këtë sezon, kanë mbetur edhe 6 “finale” për Leccen. Nëse ekipi bie në Serie B, do të jetë gati e pamundur që Ramadani të qendrojë, e ku kontrata i skadonë këtë verë.
Poll
