Milani ka përjetuar një sezon me shumë ulje dhe ngritje, duke rrezikuar jo pak pozitat për objektivin e kualifikimit në UEFA Champions League, qëllim ky parësor për drejtuesit e klubit.
Më herët, u përfol për një revolucion që do të përfshinte dhe strukturat e klubit duke përfshirë këtu dhe Igli Taren, nëse kuqezinjtë nuk ia dalin të përmbushin këtë objektiv për rikthimin në Europë sezonin e ardhshëm.
Megjithatë, drejtori sportiv shqiptar ka zgjedhur t’i anashkalojë këto dilema, duke u fokusuar në përmbyllje të këtij sezoni dhe për atë se çfarë i pret në vigjilje të sezonit të ri.
“Duhet ta përqëndrojmë gjithë energjinë tonë te qëllimi ynë, Champions League. Allegri ka bërë një punë të shkëlqyer këtë sezon dhe ka kontratë me Milanin. I pëlqen të planifikojë përpara dhe po punojmë për të ardhmen.
Më pëlqen të punoj në një klub që është një biznes dhe duhet menaxhuar si i tillëm që të bëhet kompetitiv dhe i qëndrueshëm në të njëjtën kohë. Të tilla gjëra nuk bëhen brenda një dite, pasi duhet të planifikojmë, analizojmë dhe shohim gabimet në mënyrë që të ecim përpara”, ishin fjalët e Tares.
