
Diçka e pazakontë ka ndodhur mbrëmjen e sotme ndërmjet Portugalisë dhe Uellsit. Kur skuadrat zbritën në fushën e lojës dhe po bënin fotografitë si në cdo fillim takimi, te skuadra portugeze ishte afruar dhe një tifoz. Një rast i rrallë ky, që s'para ndodh shpesh. Kjo foto zyrtare e përfaqësueses portugeze pritet të mbahet si një kujtim në zyrat e Federatës së Portugalisë. Pastaj tifozi bëri një foto me Cristiano Ronaldo, që dukej të ishte një tifoz personal i yllit të Real Madridit, dhe kjo ishte arsyeja e futjes së tifozit në fushë në momentin e fotografisë.
[gallery columns="1" size="full" ids="13579,13580"]
Galeria fotografike ()
Poll