Lautaro Martinez vijon të jetë një nga lojtarët më të përfolur në Spanjë. Barcelona e kërkon me ngulm sulmuesin zikaltër, ndërsa në klubin e Interit duken krejtësisht të qetë. Në fakt lajmet e fundit që vijnë nga Italia tregojnë fare mirë se gjithçka është thënë deri më tani, janë vetëm spekulime. Sport Mediaset bën me dije që drejtuesit e Interit s’kanë ndërmend ta shesin xhehahirin e tyre.
Ata nuk e kanë nuk e kanë në listën e futbollistëve që do të vihen në ankand, ndaj e ardhmja e Lautaros pritet të jetë sërish zikaltër. Media italiane bën me dije se një gjë e tillë do të mund të ndodhë vetëm nëse 22-vjeçari do ta kërkojë vetë largimin. Hë për hë nuk ka ndodhur një gjë e tillë. Një postim në rrjetet sociale në orët e vona të mbrëmjes së djeshme nga vetë Lautaro, tregon se “martesa” e tij me Interin do të vazhdojë edhe në sezonin e ardhshëm.