
Pas fitimit të Superkupës së Spanjës një lajm i keq ka mbërritur nga infermieria për Barcelonën. Trajneri Hansi Flick ka humbur një prej titullarëve të tij pas finales ndaj Real Madridit.
Bëhet fjalë për Inigo Martinez që nuk do të jetë në dispozicion të blaugranave për një afat kohor prej një muaji. Një lëndim në kofshën e tij të djathtë e ka bërë që të ndalojë.
Një situatë jo e mirë kjo për trajnerin gjerman që e konsideron 33-vjeçarin si titullar përkrah Cubarsit. Me lëndimin që ka pësuar Inigo Martinez, alternativa më e mirë për Hansi Flick mbetet Ronald Araujo.
Ditët e fundit në merkato është përfolur se ky i fundit do të transferohej te Juventusi, por dëmtimi i Martinez duket se do t’i komplikojë gjërat për bardhezinjtë pasi Barcelona me shumë gjasa do ta mbajë uruguaianin.