• Kryesore
  • KOMBETARJA
    • Lajme
    • LEGJIONARET
  • SUPERIORE
  • VENDI
    • KATEGORIA I
    • KATEGORIA II
    • KUPA E SHQIPERISE
    • Moshat (U17-U19)
  • KOSOVA
  • MAQEDONIA
  • BOTA
    • SERIA A
    • PREMIER LEAGUE
    • LA LIGA
    • BUNDESLIGA
    • Ligue 1
    • CHAMPIONS LEAGUE
    • EUROPA LEAGUE
    • Conference League
  • GOSSIP
  • SPORTMIX
    • RIO 2016
    • FORMULA 1
    • MOTOGP
    • TENIS
    • BASKETBALL
    • VOLLEYBALL
  • FITNESS
Newsport.al
Newsport.al
  • Kryesore
  • KOMBETARJA
    • Lajme
    • LEGJIONARET
  • SUPERIORE
  • VENDI
    • KATEGORIA I
    • KATEGORIA II
    • KUPA E SHQIPERISE
    • Moshat (U17-U19)
  • KOSOVA
  • MAQEDONIA
  • BOTA
    • SERIA A
    • PREMIER LEAGUE
    • LA LIGA
    • BUNDESLIGA
    • Ligue 1
    • CHAMPIONS LEAGUE
    • EUROPA LEAGUE
    • Conference League
  • GOSSIP
  • SPORTMIX
    • RIO 2016
    • FORMULA 1
    • MOTOGP
    • TENIS
    • BASKETBALL
    • VOLLEYBALL
  • FITNESS
Home
KRYESORE

Ilir DAJA vlerëson Vllazninë dhe kritikon të tijtë, trajneri i Partizanit: Boll më, dua cinizëm para porte (ALEANCAT)

May 20, 2021 KRYESORE, SUPERIORE, VENDI 0 comments

Facebook Twitter Google+ LinkedIn
Ilir DAJA vlerëson Vllazninë dhe kritikon të tijtë, trajneri i Partizanit: Boll më, dua cinizëm para porte (ALEANCAT)
KRYESORE

Partizani luan nesër me Vllazninë në orën 17:00. Sfida vlen për javën e parafundit të sezonit, me Demat që kryesojnë Superligën së bashku me Teutën në kuotën e 62 pikëve, 2 më shumë se Vllaznia dhe Laçi ndjekës.

Në konferencën për mediet, sot Ilir Daja ka përgëzuar shkodranët për lojën, ndërsa ka një kritikë për të tijtë për rastet e humbura para porte, teksa për trajnerin e Partizanit nesër të tijtë duhet të jenë cinikë.

“Fitorja e fundit me Teutën kishte dy drejtime kryesore: na riktheu në vend të parë dhe arritëm një objektiv, edhe pse nuk kishim vendosur objektiv në fillim të sezonit, që jemi në Europë. Tani kanë ngelur edhe dy finale. Gjendja është e mirë, por nuk do kemi Asanin këtë javë. Do shohim gjendjen e Junior, për të kompozuar më pas formacionin titullar në këtë ndeshje shumë të rëndësishme.

Përballë kemi një nga katër ekipet pretendente. Vllaznia ka bërë një kampionat shumë të mirë, ka kryesuar për tre faza. Gjithashtu ne kemi bërë të njëjtën gjë. Jemi në vend të parë, na duhet ta fitojmë ndeshjen, por e dimë që do të jetë e vështirë, sepse Vllaznia, përveç pikëve që ka grumbulluar, bën një futboll të bukur dhe të hapur.

Mendojmë që koeficienti i vështirësisë është i nivelit maksimal, duke llogaritur që janë edhe dy finale në lojë. Nesër nuk duhet të ç’ekuilibrohemi sepse Vllaznia ndërton një sulm goxha të mirë nga poshtë. Duhet të jemi cinikë, jo si në disa ndeshje të tjera ku nuk i kemi finalizuar rastet e shumta. Duhet të jemi rezultativë përpara portës, pasi çdo minutë që kalon rrit një farë tensioni të panevojshëm, por që do të jetë prezent pasi është një ndeshje finale.

Ky është dueli, Partizani ka ardhur deri në këto momente pas fitores në Durrës. Duam të shkojmë te fitorja me Vllazninë. Do fokusohemi te kjo ndeshje. Peng? Nuk më ngel asgjë peng, përveç faktit që falënderoj futbollistët për sakrificat që kanë bërë. Në start nuk kemi qenë pretendentë për titullin.

Deri në këto momente kemi bërë gjithçka mirë. Nëse do të thoja një ‘peng’, do të jetë nëse nuk finalizojmë këto dy ndeshje, por besoj që të gjithë do të bëjmë të pamundurën që të jemi, edhe në një kampionat ku askush nuk na kanë parashikuar si pretendentë, besoj se do jemi pretendentët kryesorë për titullin.

Frikë nga aleancat? Nuk na duhet të shpërndahemi, e kemi vetë në dorë kampionatin tashmë. Fokusohemi te ndeshja jonë dhe nuk i druhemi asnjë aleance, e kemi në dorë kampionatin.

Mungesa e Asanit? Është golashënuesi jonë kryesor me 9 gola, por edhe të tjerët aty janë, Çinari edhe Junior, kanë shënuar rregullisht i gjithë potenciali i sulmit. Asani, dihet që ka një bagazh shumë të madh teknik. Ajo që ka përmirësuar, sidomos në fazën e katërt, është që i ka shërbyer shumë ekipit edhe në fazën e mbrojtjes, duke qenë lojtar që bën presing lart goxha mirë, bashkë me Çinarin dhe Junior.

Do jetë një mungesë shumë e madhe për vijën e sulmit, edhe Junior është me pikëpyetje. Duhet ta menaxhojmë 90 minutëshin me atë kontingjent, që i mungojnë dy lojtarë të rëndësishëm. Deri në këto momente nuk kemi marrë një përgjigje pozitive për Junior.

Unë e mbështes këtë gjë, edhe ne edhe Vllaznia janë ekipe që luajnë shumë bukur futboll. Janë dy ekipe që nuk janë nisur si pretendente në start, por janë të dyja prezent për fitimin e titullit. Nuk na duhet loja e bukur nëse nuk merret rezultati. Nëse bëhen të dyja bashkë, do të ishte qershia mbi tortë.

Deklarata e presidentit të Laçit? Unë jam trajner, mund t’ia kishit bërë këtë pyetje presidentit tonë. Nuk duhet të merret një trajner me çfarë tha presidenti i Laçit apo çfarë tha ndonjë president tjetër. Në këto momente, nuk duhet të fokusohemi se çfarë thotë njëri apo tjetri. Ne duhet të bëjmë punën tonë, e kemi në dorë vetë dhe nuk varet se çfarë do të prodhojë ndeshja në Laç.

Tifozët? Futbolli në fund fare luhet për tifozët. Dihet që Partizani ka një nga tifozeritë më të mëdha në Shqipëri. Gjatë gjithë kohës kanë qenë prezentë, edhe pse nuk lejoheshin. Ne e kemi ndjerë afër tifozerinë, sepse në çdo stadium, pavarësisht se nuk kanë qenë brenda stadiumit, kanë qenë suport edhe jashtë stadiumit.

Do ishte një suport shumë i madh prania e tyre në stadium. Në këtë moment që ndodhemi, prania e tyre do të ishte si një lojtar i 12-të, pasi do kishim një suport të madh edhe në fushë”, tha Daja.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn
Next article ZYRTARE/ Futbollisti shqiptar një dështim, kampioni i Botës largohet nga Bundesliga dhe mbetet pa skuadër
Previous article Federata italiane nuk e fal, dënohen Antonio Conte dhe Inter

Cila skuadër do të bëjë merkato më cilësore në verë?

View Results

Loading ... Loading ...

Shkrime të Ngjashme

Vllaznia – Laçi/ Zbardhet axhenda, kur dhe ku luhet finalja e Kupës së Shqipërisë
May 26, 2022

Vllaznia – Laçi/ Zbardhet axhenda, kur dhe ku luhet finalja e Kupës së Shqipërisë

Sportistja italiane dhe familja e saj pajisen me pasaportën shqiptare, Çuçi: Do garojë për flamurin kuqezi
May 26, 2022

Sportistja italiane dhe familja e saj pajisen me pasaportën shqiptare, Çuçi: Do garojë për flamurin kuqezi

Asist për tifozët, TIRANA hap dyert e stadiumit para Champions League
May 26, 2022

Asist për tifozët, TIRANA hap dyert e stadiumit para Champions League

FOTO/ Do të luajnë në Kategorinë e Parë, zhvishen lojtarët e Dinamos dhe nisin stërvitjen te Liqeni Artificial
May 26, 2022

FOTO/ Do të luajnë në Kategorinë e Parë, zhvishen lojtarët e Dinamos dhe nisin stërvitjen te Liqeni Artificial

“Falenderoj Bashkinë dhe Qeverinë”, Armand DUKA pas finales së Conference League: Dritare për në Europë, eksperiencë e fituar
May 26, 2022

“Falenderoj Bashkinë dhe Qeverinë”, Armand DUKA pas finales së Conference League: Dritare për në Europë, eksperiencë e fituar

VIDEO/ Festë në rrugët e qytetit, Roma publikon pamjet e tifozëve pas finales në Tiranë
May 26, 2022

VIDEO/ Festë në rrugët e qytetit, Roma publikon pamjet e tifozëve pas finales në Tiranë

Lajmet e fundit

___

May 26 3:30 PM
KRYESORE

Vllaznia – Laçi/ Zbardhet axhenda, kur dhe ku luhet finalja e Kupës së Shqipërisë

May 26 3:12 PM
SPORTMIX

Sportistja italiane dhe familja e saj pajisen me pasaportën shqiptare, Çuçi: Do garojë për flamurin kuqezi

May 26 2:55 PM
BOTA

Gledis Nano tregon bilancin pas finales: 19 policë të plagosur pas përplasjeve të dhunshme, u sekuestruan…

May 26 2:46 PM
BOTA

Titullar në finalen e madhe të Conference League, Inter “rrëmben” lojtarin e Romës (DETAJET)

May 26 2:43 PM
VENDI

Asist për tifozët, TIRANA hap dyert e stadiumit para Champions League

May 26 2:31 PM
VENDI

FOTO/ Do të luajnë në Kategorinë e Parë, zhvishen lojtarët e Dinamos dhe nisin stërvitjen te Liqeni Artificial

May 26 2:19 PM
Conference League

“Biseduam për një tjetër finale”, Armand Duka: Kërkojmë bashkëpunim me politikën për të rritur futbollin

May 26 2:08 PM
Conference League

“Falenderoj Bashkinë dhe Qeverinë”, Armand DUKA pas finales së Conference League: Dritare për në Europë, eksperiencë e fituar

May 26 1:58 PM
BOTA

“Do vi si turist”, tifozët e Romës largohen me trofeun e Conference League dhe përshtypjet më të mira

May 26 1:38 PM
BOTA

VIDEO/ Festë në rrugët e qytetit, Roma publikon pamjet e tifozëve pas finales në Tiranë

May 26 1:19 PM
BOTA

Dështoi te Mbappe, Real Madrid kthen sytë nga Milan dhe tenton yllin e sulmit me 120 milionë euro

May 26 12:50 PM
Conference League

Prangosen dy tifozë holandezë, bënë për spital shqiptarin që këndonte himnin e Romës te 9-katëshet

May 26 12:37 PM
BOTA

Feyenoord humbi në Tiranë, kaosi i vërtetë ndodhi në Hollandë, e pësojnë huliganët

May 26 12:09 PM
Conference League

VIDEO/ “Autobusi! Autobusi!” Si i doli policisë shqiptare situata nga kontrolli me një pjesë të tifozëve

May 26 11:51 AM
BOTA

VIDEO/ Nga kryeqyteti në kryeqytet, e mrekullueshme pas finales, mijëra tifozë u mblodhën për ekipin

May 26 11:31 AM
BOTA

Mediat fqinje jehonë finales: Tifozët vodhën thikat në restorantin italian, holandezë kaluan nga Mali i Zi të armatosur

May 26 11:08 AM
BOTA

VIDEO/ Fituan finalen në Tiranë, tifozi i Romës merr në shtëpi pjesë nga fusha e blertë

May 26 10:53 AM
Conference League

Ministri Çuçi për finalen e Conference League: I treguam botës se kemi kapacitetet për të menaxhuar evente të mëdha

May 26 10:36 AM
VENDI

Flamurtari projektohet për Superligë, shumë pranë rikthimit të bomberit në skuadër

May 26 10:16 AM
Conference League

VIDEO/ U fitua në Tiranë, Aeroporti i Romës pret mes brohorimash trofeun e Conference League

May 26 9:56 AM
Conference League

Shpërndanin kokainë te tifozët e huaj, 5 të mitur përfundojnë në Komisariatet e Tiranës

May 26 9:37 AM
BOTA

Jo vetëm trofeun, njihuni me shumën që fitoi Roma pas finales së djeshme

May 26 9:19 AM
KRYESORE

I siguroi kombëtaren, Tirana luan sot për t’i dhënë “shpërblimin” e radhës Seferit

May 26 8:59 AM
KRYESORE

Zhgënjyen në Superiore, Dinamo nuk dorëzohet, fillon projekti fitues me aksioner të ri

May 26 8:45 AM
Conference League

Edi Rama “sytë me zemra” për finalen: Krenar për përshtypjet fantastike që Shqipëria la në sytë e mbarë Europës

May 26 8:32 AM
KRYESORE

Java e fundit, Abissnet Superiore njeh sot verdiktet përfundimtare (NDESHJET)

May 26 8:20 AM
BOTA

FOTO/ “Në parajasë”, shtypi italian i bën jehonë finales në Tiranë: Faleminderit Roma!

May 26 2:16 AM
Conference League

Finale për notë maksimale, Policia e Shtetit reagon pas ndeshjes Roma – Feyenoord (MESAZHI)

May 26 2:06 AM
VENDI

Nga “Air Albania” te stadiumi “Selman Stërmasi”, festa sot zhvendoset në shtëpinë e kampionëve

May 26 1:54 AM
BOTA

“Jetuam ëndrrën tonë, por përfundoi këtu”, Feyenoord dorëzohet pas finales së Conference League (FOTO)

May 26 1:41 AM
BOTA

VIDEO/ Goli historik i Nikolo Zaniolit në “Air Albania”, çfarë feste nga tifozët e Romës te “Amfiteatri”

May 26 1:32 AM
BOTA

Fituan Conference League, klubi i Romës bën ndryshimin e menjëhershëm në autobus

May 26 1:18 AM
BOTA

VIDEO/ Ndizet kryeqyteti i Italisë, tifozët e Romës festojnë në rrugë me flakadanë

May 26 1:07 AM
BOTA

Tifozët holandezë “masakrojnë” Pedonalen, thyejnë karrige dhe ç’gjejnë përpara, policia shoqëron një agresor

May 26 12:56 AM
BOTA

Suksesi në Tiranë, Marash Kumbulla nuk përmbahet në rrjetet sociale

Sondazh

Cila skuadër do të bëjë merkato më cilësore në verë?

View Results

Loading ... Loading ...

SHTYPI I DITËS

NDESHJET E RADHËS

RENDITJA – KATEGORIA SUPERIORE

Itali – Serie A

Spanjë – La liga

Angli – Premier League

Gjermani – Bundesliga

  • Kryesore
  • KOMBETARJA
  • SUPERIORE
  • VENDI
  • KOSOVA
  • MAQEDONIA
  • BOTA
  • GOSSIP
  • SPORTMIX
  • FITNESS
  • Back to top
© NewSport.al 2021. All rights reserved.
Adresa: Rr. Emin Duraku, Hyrja nr.1, Ap.14, Tiranë
Kryeredaktor: Retin Toka
Tel: +355 (0) 695537777
Email: [email protected]
Website: http//newsport.al
NEWSPORT SHPK, NIPT: L61808003P