Ilir Daja nuk do të shkojnë në Conference League “të vetëm”. Në një nga ndeshjet e grupeve të Ligës së Konferencës do të gjykojnë arbitrat nga Kosova.
Bëhet fjalë për Genci Nuzën, i cili do të ndajë drejtësinë në fazën e grupeve të këtij kompeticioni. UEFA ka emëruar si gjyqtari kyresor Nuzën, në ndeshjen midis Ludogoretsit dhe Spartak Trnava, një ndeshje e Grupit H. Ndeshja do të zhvillohet ditën e enjte në Razfrad në orën 18:45.
Në krah të Nuzës në arbitrim do të jenë edhe Bujar Selimaj sëbashku me Fatlum Berishën, teksa gjyqtar i katërt do të jetë Erdall Zasella. Gjithashtu Genci Nuza është i përfshirë edhe në programin “Mentor&Talent”, ku bëjnë pjesë 20 gjyqtarët me më prespektivë evropiane për sezonin 2023-2024.
[caption id="attachment_706701" align="alignnone" width="880"] Arbitri Genci Nuza[/caption]