
Takimi i djeshëm mes Skënderbeut dhe Jang Bojsave nuk ka dhuruar vetëm spektakël dhe emocione, por mbi të gjitha ka qenë një mundësi e mirë për lojtarët, të cilët kanë mundur të reklamohen mirë dhe kjo falë lëvizjeve të kryera nga trajneri Ilir Daja.
Edhe pse pritej që Skënderbeu të fitonte, nuk ka ndodhur kjo gjë, por diçka e mirë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme dhe rezultatet e paraqitjes së mbrëmshme kanë ardhur që sot, vetëm një ditë më pas.
Shumë menaxherë të huaj kanë qenë prezentë ditën e djeshme në Bernë të Zvicrës, ku kanë vëzhguar nga afër lojtarët e ekipit korçar. I pari që ka bërë paraqitje të mirë ka qenë mesfushori Enis Gavazaj, i cili ka qenë ndër më të mirët në fushën e blertë. Pas nuk ka mbetur dhe Bajram Jashanica, i cili ka qenë në superformë dhe pse mbrojtja e korçarëve çaloi shumë.
Që të dy me shumë mundësi do të largohen në janar dhe menaxherët e huaj kanë mbajtur shënimet e tyre për të informuar klubet nga të cilat janë nisur për të bërë lëvizjet e para, nga të cilat Skënderbeu do të përfitonte shumë.
Sa i përket afrimeve në merakton e janarit ende nuk ka diçka zyrtare, përveç emrit të Dejvi Bregut, futbollistit të Luftëtarit, i cili është piketuar nga korçarët për të cilin pritet të ketë zhvillime të reja ditët në vijim.