
Skënderbeu kërkon që të harrojë sa më shpejt humbjen në miqësoren ndaj Bylisit. Dhe për këtë fakt, drejtuesit i kanë vënë në dispozicion trajnerit, Ilir Daja një tjetër 90 minutësh për të njohur skuadrën.
Korçarët humbën me shifrat e thella 3-1 ndaj mallakastriotëve, që këtë sezon garojnë në Superiore, teksa fitoi sezonin e shkuar titullin e Kategorisë së parë. Ndërkohë, kundërshtari i sotëm është i një niveli më të ulët, por i një cinizmi të madh, pasi garon në Kategorinë e Parë të futbollit në vend.
Bëhet fjalë për Besëlidhjen, me lezhjanët që kërkojnë të bëjnë surprizën ndaj Skënderbeut. Miqësorja do të luhet sot në ambientet e kompleksit "Tropikal" në Durrës, duke nisur nga ora 17:30.
Poll