Administratori i Flamurtarit, Sinan Idrizi ka komentuar takimin e djeshëm që vlonjatët luajtën ndaj Skënderbeut. Ndryshe nga herët e tjera, Idrizi këtë herë ka pranuar humbjen, por jo mbylljen e kampionatit.
Ai ka përgëzuar lojtarët për lojën, pasi sipas Idrizit ishte një lojë luftarake që dhuroi emocione dhe spektakël. E vetmja pikë që ai ka qenë kundër me atë çfarë ka ndodhur ditën e djeshme, ka qenë gjuha e përdorur në stadium në disa momente.
"Të shmangen ato thirrje banale që nuk i kanë hije qytetit të Korçës. Në fund të fundit, motra e Korçës është Vlora. Kjo është një thirrje jo vetëm për tifozët korçarë, por edhe për ata vlonjatë, të cilët duhet të evitojnë fjalorin banal. Një Korçë që krenon Shqipërimë mes futboll, nuk mund a turpërojë me sjelljen e tifozëve", është shprehur Idrizi.