Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SPORTMIX

“Idiot, di të ngasë vetëm kur niset i pari”, përplasja Alonso–Hamilton, britaniku: Nuk kërkoj falje

Shkruar nga NEWSPORT
“Idiot, di të ngasë vetëm kur niset i pari”,

 Incidenti i djeshëm në Formula 1 mes Alonsos dhe Hamilton ka prodhuar një debat në distancë mes dy pilotëve. Në Çmimin e Madh të Belgjikës, Hamilton gaboi, por Formula 1 nuk dha penaliteti. Alonso nuk u përmbajt pas asaj që ndodhi.

“Çfarë idioti! Ne kishim bërë një fillim mbresëlënës. Ky djalë di të ngasë vetëm kur e nis garën i pari”, u shpreh Alonso, që mori përgjigjen e Hamilton.

“Nuk kam përgjigje, e di se si ndihesh, por është mirë të dish se çfarë mendon për mua. Më mirë të jetë publike se si ndihet. Siç thashë, ishte e paqëllimshme dhe unë marr përgjegjësinë e plotë, gjë që bëjnë të rriturit. A do të kërkoj falje? Do ta kisha bërë derisa të dëgjova atë që ai tha”, u shpreh Hamilton.

Garën e fitoi Verstappen, Alonso përfundoi në vendin e pestë, ndërsa Hamilton doli jashtë garës. Rivaliteti pritet i madh mes dy pilotëve në javët që kanë mbetur.

Egnatia, Vllaznia, Dinamo dhe Partizani deri më tani në “Final Four”. Mendoni se do të ketë ndryshime deri në fund të Superiores?

  • Po
  • Jo
  • Nuk e di

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga