Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SPORTMIX

Qëlluan mbi familjarët e vrasësit të së vëllait, dorëzohet në policinë gjermane motra e Besar Nimanit

Shkruar nga NEWSPORT
Qëlluan mbi familjarët e vrasësit të së vëllait,
Ne foto: Viktima Besar Nimani

Është vetëdorëzua në policinë gjermane motra e boksierit të vrarë, Besar Nimani. 33-vjeçarja e cila ishte shpallur në kërkim pasi dyshohet se ishte një nga autorët e sulmit në një Gjykatë gjermane ndaj familjarëve të dyshuarit kryesor të vrasjes së boksierit.

Ajo u paraqit në autoritetet në Biefeld së bashku me avokatin e saj dhe u dërgua në qendrën e paraburgimit pasi nuk pranoi pafajësinë.

“Një grua 33-vjeçare nga Bielefeld, e kërkuar nga policia dhe prokuroria publike në bazë të një urdhër-arresti, është vetëdorëzuar në policinë e Bielefeldit mbrëmjen e 28 shkurtit 2025, e shoqëruar nga avokati i saj”, shkruhet në njoftimin e policisë.

Më herët lidhur me këtë ngjarje u vetëdorëzua edhe vëllai i boksierit, Berat Nimani.

“Dorëzimi ishte paqësor dhe bashkëpunues”, u shpreh avokati i familjes Nimani, Peter Wuller për ‘Bild’. Vëlla e motër akuzohen se më 27 shkurt qëlluan me armë zjarri në drejtim të familjarëve të autorit kryesor të dyshuar për vrasjen e boksierit Besar Nimani.

Të plagosur mbetën katër persona, mes të cilëve edhe dy shënjestrat, vëllai dhe babai i autorit të arrestuar dhe që po gjykohet për vrasjen e boksierit.

Kujtojmë se boksieri i suksesshëm shqiptar në Gjermani, Besar Nimani u vra më 9 mars 2024 në qytetin e Bielefeldit ku dy burra i prenë rrugën dhe e qëlluan për vdekje me të paktën 16 plumb. Në lidhje me vrasjen është shpallur në kërkim bashkëpunëtori i të pandehurit, Aymand Dawoud Kirit.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga