
Tifozët e hokejit në kryeqytetin Otava kanë përbuzur himnin amerikan gjatë një ndeshje në Ligën Kombëtare të Hokejit. Kjo ka ardhur si pasojë e tarifave të larta që Donald Trump njoftoi ditët e fundit.
Në sfidën midis Toronto Raptors dhe Los Angeles Clippers diçka e tillë ndodhë përsëri, me tifozët që vazhdojnë të përbuzin himnin amerikan. Kjo është një shenjë e qartë e shqetësimit të thellë të kanadezëve ndaj lëvizjes së Trump për të goditur aleatin e tij më të afërt me taksa ndëshkuese, të cilat kërcënojnë të ndezin një luftë të paprecedentë tregtare në kontinentin e Amerikës së Veriut.
Pikërisht ditën e nesërme do të hyjnë në fuqi tarifat e larta. Tarifat prej 25% të vendosura nga Trump për të gjitha importet kanadeze në SHBA, me një tarifë më të ulët 10% për energjinë. Dhe ato vijnë ndërsa Presidenti Trump dyfishon shtytjen e tij që nuk konsiderohet më si shaka, që Kanadaja t’i bashkohet Amerikës dhe të bëhet shteti i 51-të.
Kjo do të ndikojë direkt në jetën e tyre, pasi ekonomistët parashikojnë se tarifat e larta do të rrisin gjithashtu kostot për amerikanët për gjërat thelbësore të përditshme, nga gazi te sendet ushqimore, Kanadaja është partneri tregtar më i ekspozuar. Nëse zgjasin me muaj, vendi mund të futet në një recesion të dhimbshëm ekonomik.
Gjithashtu si një mënyrë hakmarrje, kanadezët kanë hequr nga qarkullimi edhe birrat amerikane, deri në një afat të pacaktuar. Ndër të tjera do të anulojnë edhe vizitat drejt SHBA-së, teksa edhe veshje, produkte ushqimore, parfume dhe shumë sende tjera që vijnë nga Amerika nuk do të jenë më në Kanada.