Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SPORTMIX

Pjesëmarrës nga e gjithë bota, një shqiptar shpallet kampion dhe fiton “Kupën e Skënderbeut” në Hungari

Shkruar nga NEWSPORT
Pjesëmarrës nga e gjithë bota, një shqiptar shpallet kampion
Shkelqim Koci dhe stafi i tij

Shkëlqim Koçi është shpallur kampion në Hungari. Në Fulopszallas të Hungarisë u organizua turne prestigjioz i “Kupës së Skënderbeut” i mundjes së krahut.

Në këtë turne, i cili pati shumë garues nga e gjithë bota, nbë fund ia doli të triumfonte Koçi, i cili shpallet kampion dhe arrin të rrëmbejë “Kupën e Skënderbeut”. Trofe ky që mban pikërisht emrin e heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriot – Skënderbeu, i cili u organizua nga kampioni botëror Laszla Klemen, me mbështetjen e Konsullit të Nderit, Avni Hafuzi.

Vlen të theksohet se Koçi arriti të shpallej 2 herë kampion. Njëherë nga mundja me dorën e majtë, mposhti një kundërshtar serb në finale, ndërsa nga mundja me dorën e djathtë, triumfoi ndaj kampionit hungarez.

Kujtojmë se ky është një tjetër sukses për Koçin, i cili një vit më parë arriti të fitonte medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror të zhvilluar në Zvicër.

Ndërsa sa i takon “Kupës së Skënderbeut” thuhet se mundja e krahut e ka fillesën që në kohën e Skënderbeut, me heroin tonë kombëtar që e përdorte si metodë për të përzgjedhur më të mirën dhe fortët nga luftëtarët e tij.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga