Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SPORTMIX

Sporti në zi, aksidenti automobilistik i merr jetën atletes shqiptare

Shkruar nga NEWSPORT
Sporti në zi, aksidenti automobilistik i merr jetën atletes shqiptare
Anila Mucaj

Një ngjarje tragjike ka tronditur komunitetin sportiv në Irlandë dhe Shqipëri. Atletja shqiptare Anila Muçaj, me origjinë nga Salaria, ka humbur jetën në një aksident automobilistik në orët e paradites në Irlandë dy ditë më parë.

Lajmi i dhimbshëm është konfirmuar nga autoritetet lokale dhe është pasqyruar gjerësisht në mediat irlandeze.

Anila Muçaj ishte një atlete e talentuar, e cila garonte për një ekip irlandez dhe kishte fituar respektin e komunitetit sportiv për përkushtimin dhe arritjet e saj. Ajo ishte një shembull i pasionit dhe sakrificës në sport, duke ndjekur ëndrrën e saj larg vendlindjes.

Sipas raportimeve paraprake, aksidenti ndodhi rreth orës 10:00 të mëngjesit, ndërsa rrethanat e plota të ngjarjes ende nuk dihen.

Lajmi ka shkaktuar dhimbje dhe trishtim të madh te familjarët, miqtë dhe kolegët e saj. Klubi sportiv për të cilin ajo garonte ka shprehur ngushëllimet.

Ngushëllimet më të thella i shprehim familjes së saj në këtë moment të vështirë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga