
Një lajm i trishtë na vjen nga bota e handball. Një 21 vjeçare ka vdekur bën me dije IHF-ja.
Federata Ndërkombëtare e Handball ka deklaruar se Jenima Kabeya ka ndërruar jetë. E reja e cila luante në rolin e portieres ka patur një vdekje të papriutur po shkaqet nuk bëhen të ditura ende. Organi më i lartë i këtij sporti në botë ka shprehur ngushëllimet për familjarët e saj.
Francezja konsiderohej një sportiste e talentuar në atdheun e saj, aty ku dhe aktivizohej. Ish-hendbollistja luante në Francë për llogari të Plan des Cuques dhe po ashtu ishte pjesë e moshave të “gjelave” në këtë disiplinë.
Edhe klubi francez ka reaguar për lajmin e hidhur. Së fundmi talenti i handbollit të vajzave kishte nënshkruar kontratë të re me ekipin, si një nga më të mirat në rolin e saj në Ligue1 për femra.
