
Në Tiranë po mbahet një event mjaft interesant në sportin e mundjes. Prej ditësh në Shqipëri po zhvillohet “Muhamet Malo Ranking Event”, teksa janë vendosur edhe çiftet finale të stilit të lirë për meshkuj.
Ndeshje mjaft interesante priten në duelet e të gjithave peshave, por më shumë në atë 92kg dhe 97kg.
Një nga mundësit që ra më shumë në sy ishte japonezi, Arash Yoshida. Ky i fundit po mposhtej nga amerikani Snyder me rezultatin 5-1, por përmbysi gjithçka në 5-7.
Ndërkohë që në finale, Yoshida do të përballet me mundësin nga Irani, Erfan Ali Alizadeh Malafeh. Mjaft interesante pritet të jetë edhe ndeshja mes iranianit, Khamaran Ghasempur dhe Alan Bagaev.
Në Tiranë, Shqipëri, 26 shkurt - 2 mars
Çiftet finale të stilit të lirë për meshkuj
79 kg - Gadzhimurad Alikhmaev (UWW) vs. Vladimeri Gamkrelidze (Gjeorgji)
92 kg – Khamran Ghasempur (Iran) vs. Alan Bagaev (UWW)
97 kg - Arash Yoshida (Japoni) vs. Erfan Ali Alizadeh Malafeh (Iran)
125 kg – Amir Zare (Iran) vs. Zelimkhan Khizriev (UWW)