Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SPORTMIX

Kampionët e botës në patinazh mes viktimave në SHBA, u rrëzuan në lumin Potomac së bashku me fëmijën e tyre

Shkruar nga NEWSPORT
Kampionët e botës në patinazh mes viktimave në SHBA, u
Evgenia Shishkova dhe Vadim Naumov

Ish kampionët e botës në patinazh, Evgenia Shishkova dhe Vadim Naumov, së bashku me djalin e tyre Maxim, janë pjesë e viktimave të shkaktuar nga aksidenti tragjik ajror që ndodhi në SHBA ku një avion me destinacion Uashingotn DC me 64 persona në bord, u përplas me një helikopter të ushtrisë Amerikane.

Përplasja krijoi flakë në qiell ndërsa rrënojat ranë në ujërat e ftohta të lumit Potomac duke i vështirësuar më shumë shanset për mbijetesë.

Organi qeverisës për patinazhin artistik në Shtetet e Bashkuara konfirmoi se atletët, trajnerët dhe anëtarët e familjes po ktheheshin nga kampi kombëtar i zhvillimit të mbajtur në lidhje me kampionatin amerikan në Kansas.

“Ne jemi të shkatërruar nga kjo tragjedi e patregueshme dhe i mbajmë afër në zemrat tona familjet e viktimave. Ne do të vazhdojmë të monitorojmë situatën dhe do të nxjerrim më shumë informacione kur të bëhet e disponueshme,” thuhet në reagim.

Ndërkohë burime nga Reuters bëjnë me dije se në fluturim kanë qenë rreth 15 patinatorë të tjerë.

Shishkova dhe Naumov, të cilët ishin të martuar, fituan kampionatin botëror në patinazh artistik në çifte në 1994 dhe jetuan në Shtetet e Bashkuara, ku stërvitën patinatorët e rinj në akull. Maxim Naumov kishte garuar në kampionatin amerikan të patinazhit artistik në Ëichita, Kansas, sipas faqes së internetit të ngjarjes.

Inna Volyanskaya, një ish-patinatore që garoi për Bashkimin Sovjetik, u raportua gjithashtu se ishte në bord, tha Tass. Ajo ishte një trajnere në klubin e patinazhit artistik të Uashingtonit.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga