
Federata Shqiptare e Peshëngritjes ka qenë e pranishme sot në qytetin e Lushnjes. Presidenti i saj ka vizituar nëj palestër ku ka monitoruar nga afër ecurinë e sportistëve.
Elez Gjoza që drejton FSHP-në ka qenë i shoqëruar nga Leonard Toska në vizitën e sotme në qytetin e rajonit të Myzeqesë. Kujotjmë që Toska ka rolin e trajnerit të ekipit Kombëtar. Të dy drejtuesit e disiplinës së peshëngritjes inspektuan nga afër palestrën e Shoqatës Peshëngritje Akademi për të parë nga afër formën e talenteve të reja.
Mbështetja për sportin e ngritjes së peshave është e domosdoshme, për më tepër në ditët e sotme ku shumë të rinj preferojnë të merren me sporte të llojeev të tjera. Shqipëria ka traditë në këtë sport, ku shumë kampionë Europe apo Bote në stile dhe pesha të ndryshme kanë përfaqësuar denjësisht vendin tonë.