
Luminesen ka fituar trofeun e FSHF Cup, pasi triumfoi në finale ndaj Dajtit vetëm nga penalltitë me rezultatin 3-2.
Sfida e zhvilluar mbrëmjen e të enjtes në “Shtëpinë e Futbollit” ishte e luftuar deri në sekondat e fundit dhe dhuroi emocione të shumta.
Tifozët e të dy ekipeve kishin mbushur tribunën në “Shtëpinë e Futbollit” dhe dhuruan një atmosferë të zjarrtë, një dëshmi e qartë që futbolli amator po bëhet gjithnjë e më popullor në Shqipëri.
Koha e rregullt dhe shtesa në ndeshjen finale Luminesen – Dajti nuk prodhoi asnjë gol dhe më pas gjithçka u vendos nga penalltitë, aty ku skuadra e Luminesen ishte më e saktë dhe fitoi 3-2.
Në përfundim të ndeshjes u zhvillua edhe ceremonia e ndarjes së çmimeve. Sekretari i Përgjithshëm i FSHF-së, Ilir Shulku, i dorëzoi ekipit fitues medaljet dhe trofeun e FSHF Cup.