
Idriz (Idi) Batha është lojtar i lirë pasi ka mbyllur aventurën në Rumani. Mesfushori i njohur ishte në tratativa me Tiranën, por tanimë mësohet se negociatat mes palëve kanë përfunduar.
Burime të besueshme tregojnë për Neësport.al që rroga e lartë e futbollistit ka sprapsur drejtuesit kryeqytetas. E njëjta situatë edhe me Partizanin me drejtuesit që duan të shpenzojnë për lojtarë të rinj dhe të talentuar.
Të njëjtat burime tregojnë se Batha ka kërkuar një pagë prej afro 8-9 mijë eurosh, relativisht e lartë për kapacitetet financiare që kanë klubet e elitës sonë. Mirëpo në Rrogozhinë duket se nuk i është dridhur "qerpiku" presidentit Agim Demrozi.
Batha po studion të gjitha mundësitë në drejtim të tij dhe gjasat janë që në Superiore t'i bashkohet rrogozhinasve. Kreu i klubit të Egnatias e ka thënë hapur që në sezonin e ri do të luftojnë vetëm për titull. Me Bathën në skuadër, padyshim që bëhen të frikshëm.