
Idriz (Idi) Batha u largua sot nga UTA Arad në kampionatin rumun. Mesfushori i njohur i ka dhënë fund aventurës në Rumani megjithatë e ardhmja e tij ende është në udhëkryq. Burime të besueshme pranë lojtarit bëjnë me dije për Newsport.al që në drejtim të tij ka shumë oferta.
Mësohet se 3 klube në Rumani kanë kërkuar shërbimet e tij, por palët ende janë në negociata sa i përket termave financiarë. Emrat e skuadrave nuk bëhen të ditura për shkak se tratativat janë në fazën fillestare. Mirëpo edhe në Shqipëri nuk kanë qëndruar këmbëkryq, por janë hedhur menjëherë në sulm për 31-vjeçarin gjirokastrit.
4 skuadrat që do të marrin pjesë në Kupat e Europës e shohin si opsion, por Batha nuk kërkon të nxitohet. Ai po shqyrton me kujdes të gjithë ofertat e mbërritura në drejtim të tij për të vendosur më pas brenda kësaj jave. Nuk përjashtohet mundësia e rikthimit në vendin tonë, mirëpo këtë do ta tregojnë përfundimisht vetëm ditët e ardhshme. /Newsport.al/