Tirana do të luajë më datë 1 tetor një nga ndeshjet më të rëndësishme të sezonit. Bardheblutë luajnë në transfertë ndaj Young Boys sfidën e "Play Off" të Europa League. Me një rezultat pozitiv Tirana do të kalonte në grupet e Europa League duke realizuar ëndrrën e shumëpritur.
Për këtë takim trajneri Egbo ka jo pak probleme me lojtarët për shkak dëmtimi. Idi Batha, Erjon Hoxhallari dhe Denis Sasraku kanë pasur shqetësime, por do të jenë në fushë edhe pse jo në formën e tyre më të mirë.
Batha është një nga lojtarët kyç në skemat e Egbos dhe nëse do të jetë e nevojshme do të përdoren gjilpërat në mënyrë që kapiteni të jetë me çdo kusht në fushë përballë Young Boys. 28-vjeçari pritet të sakfrifikojë për një nga ndeshjet më të rëndësishme të Tiranës, por edhe të karrierës së tij pasi një rezultat pozitiv përkthehet me kalimin në grupet e Europa League.
Formacioni i mundshëm: Bekaj, Toshevski, Najdovski, Vangjeli, Hoxhallari, Batha, Çelhaka, Cobbinah, Cale, Torassa, Muçi.
