
Andi Hadroj është i grumbulluar aktualisht me kombëtaren shqiptare. Lojtari i Partizanit ëhstë i vetmi futbollist nga kampionati shqiptare, i cili mban larg edhe “flamurin” e Superiores.
Paraqitjet e mbrojtësit këtë sezon me fanelën e kuqe kanë rënë në syrin e Sylvinhos që i beson për herë të dytë një ftesë për në kombëtare. Por jo vetëm kaq, pasi për të ka interesime në Kinë.
24-vjeçari është një nga “xhevahirët” e “demave” që pritet të rinovojë me kryeyqtetasit, me këto të fundit që e shikojmë si kryesorë në sezonin e ardhshëm. Gjithësesi interesimet nuk ndalen dot dhe është një skuadër nga Azia e largët që kërkon shërbimet e Hadrojt. Emri nuk bëhet ende i ditur, por gjithashtu opsion mbetet edhe Turqia.