
Shqipëria do të luajë përballë Çekisë më 12 tetor në stadiumin “Air Albania”. Një ndeshje e vlefshme për kualifikueset e Europianit të Gjermanisë që do të zhvillohet verën e ardhshme.
Për këtë sfidë mjaft të rëndësishme për Kombëtaren tonë është caktuar dhe arbitri që do të gjykojë. Bëhet fjalë për hollandezin Danny Makkelie. 40-vjeçari është një arbitër shumë i njohur në botën e futbollit europian.
Kujtojmë që Kombëtaren tonë e ka gjykuar dhe më herët. Hollandezi ka qenë arbitër në ndeshjen që Shqipëria fitoi 1-0 përballë Hungarisë me gol të Armando Brojës në “Elbasan Arena” më datë 5 shtator 2021.
Poll