Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTËRORI 2026

Nuk falet humbja në miqësore, trajneri SHKARKOHET nga kombëtarja

Shkruar nga NEWSPORT
Nuk falet humbja në miqësore, trajneri SHKARKOHET nga kombëtarja
Gjermani - Ganë

Otto Addo nuk do të jetë më trajneri i kombëtares së Ganës. Federata Ganeze e Futbollit e ka shkarkuar teknikun nga detyra, menjëherë pas humbjes në miqësore 2-1 përballë Gjermanisë.

Katër humbje në po aq miqësore “mbushën kupën”, me Ganën që mbetet pa trajner në prag të Botërorit 2026. Tashmë, tek Federata Ganeze po punohet për të gjetur “timonierin” e ri.

50-vjeçari e mori drejtimin e kombëtares së Ganës për herë të dytë në mars të vitit 2024. Ai e ka drejtuar ekipin në 22 ndeshje, duke marrë 8 fitore, 5 barazime dhe 9 humbje.

Përsa i përket Kupës së Botës, Gana është shortuar në një grup mjaft të vështirë. Ganezët do të përballen me Anglinë, Kroacinë dhe Panamanë.  

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Fabrizio Romano (@fabriziorom)

Poll

Lexo gjithashtu