
Raphael Dwamena ishte afrimi më i ri i Egnatias në merkaton e dimrit. Sulmuesi nigerian ishte i panjohur për kampionatin shqiptar, por me sa duket jo për fushën e blertë. 27-vjeçari po shkëlqen me fanelën rrogozhinase teksa deri tani ka realizuar 2 gola. Në 4 ndeshje në të cilat është aktivizuar ka lëkundur dy herë rrjetën kundërshtare.
Po kush është Dwamena? Nigeriani erdhi në Shqipëri me ndërmjetësimin e Arbi Laçit. Ish-drejtori i Tiranës, prej dy vitesh si menaxher lojtarësh, po kontribuon në futbollin shqiptar duke sjellë lojtarë me të cilla cilësi si Dëamena.
27-vjeçari ka provuar të luajë me disa skuadra në karrierën e tij, ku vlen të përmendet aventura e 5 viteve më parë. Ai ishte pjesë e Leeds United, skuadër ku vlera i shkoi plot 6 milionë euro. Goli i realizuar dje me të kuqtë, padyshim është i një kalibri të lartë. Ai goditi pa parë kuadratin e Alban Hoxhës duke realizuar golin e barazimit 1-1 me Egnatian.