
Turqia luan sot ndeshjen hapëse të Euro 2020 me Italinë në Olimpico. Në 21:00 dy skuadrat që janë në grup edhe me Zvicrën dhe Uellsin do kërkojnë pikët e para në grupin A. Në lidhje me këtë duel ka folur edhe trajneri i Turqisë. Senol Gunes ka vlerësuar Italinë, ndërsa ka "shfrenuar fantazinë" kur përmend se edhe në finale kërkon Axurrët.
"Italia ka një grup shumë të fortë, por edhe individë që bëjnë diferencën. Ata stërviten nga një trajner ekspert si Mancini, që na njeh mirë pasi ka punuar te Galatasaray, megjithatë ne kemi dëshirën për të bërë mirë dhe besoj në një nisje perfektë.
Kam 26 lojtarë shumë të fortë dhe kushdo që të zbresë në fushë, do të bëjë mirë. Ne nuk jemi as favoritë të grupit, por shpresoj shumë që të përballemi me Italinë edhe në finale, pasi do të ishte arritje madhështore për ne", tha Gunes.