Trajneri i Kukësit, Skënder Gega është dërguar me urgjencë në Turqi për kurim të specializuar pasi prej 10 ditësh është i prekur nga Covid-19. Trajneri ka pasur probleme nga mushkëritë, duke u dërguar për kurim jashtë vendit pasi gjendja e tij u përkeqësua.
Klubi verilindor njofton se trajneri ka udhëtuar mëngjesin e sotëm në një spital në Turqi, duke treguar se i gjenden pranë në këto ditë të vështira. Kujtojmë se te Kukësi, veç trajnerit Gega janë edhe tre persona të tjerë të infektuar me coronavirus.
Njoftimi i Kukësit:

Poll