
Trajneri i njohur turk, Volkan Demirel ndodhej dje në Shqipëri për të vëzhguar nga afër takimin mes Erzenit dhe Bylisit. Demirel i cili ka qenë portier shumë i njohur në Turqi, ku ka mbrojtur ngjyrat e Fenerbahces në të kaluarën dhe poashtu ka mbrojtuar ngjyrat e kombëtares turke.
Pas shkarkimit të trajnerit Xhevahir Kapllani, në Shijak është hedhur ideja që turku mund të marrë drejtimin e skuadrës së Erzenit në ndeshjet e mbetura. Momentalisht në krye të pankinës është emëruar zëvëndes trajneri Alfred Deljallisi. Kjo ka bërë që të hidhet hipoteza që Demirel do të drejtojë shijakasit në objektivin mbijetesa. Por për momentin nuk ka asgjë konkrete apo të zyrtarizuar.
Poll